- QKR (Qendra Kombetare e Regjistrimit)
Këtu mund të gjenden të gjitha emrat e kompanive që janë të regjistruara në Shqipëri, aksionerët dhe buxhetet e depozituara.
- APP
Këtu mund të gjenden të gjithë tenderat publikë të institucioneve të ndryshme shtetërore, dokumentat e tenderit dhe konkluzionet e komisioneve meemrat e fituesve.
- KQZ
- Kryeministria
Website-i i qeverisë publikon të gjitha VKM më të mëdha të miratuar, vendimet e qeverisë, deklaratat e kryeministrit dhe njoftimet për shtyp.
- Transparenca
Ky është një website në të cilin qeveria publikon përgjigjet zyrtare për akuzat që i vijnë nga mediat dhe forcat e tjera politike.
- Partia Socialiste
Ky është website-i zyrtar i Partisë Socialiste, në të cilin publikohen të gjitha deklaratat zyrtare.
- Zëri i Popullit
Është website-i i organit zyrtar të Partisë Socialiste, i cili përditësohet çdo ditë mbi pozicionet kryesore që mban mazhoranca.
- Partia Demokratike
Është website-i zyrtar i Partisë Demokratike në të cilin ndodhen të gjitha deklaratat e veta kryesore politike.
- Rilindja Demokratike
Është website-i i organit zyrtar të Partisë Demokratike, në të cilin gjenden të gjitha pozicinet që mbahen nga partia e opozitës.
- Open Data
Është një website i pavarur, që duhet të konsiderohet si një portal fillestar për të arritur te informacione të rëndësishme të përcjella në database nga burime zyrtare, të cilat mund të konsultohen lirisht.
- Open Spending Albania
Është një website i pavarur Open Data në të cilin mund të shihen të gjitha transaksionet monetare të kryera nga Thesari i Shtetit, pothuajse në kohë reale. Website përmban gjithashtu shumë informacione të tjera, nga sistemi i përllogaritjes tatimore te buxheti i shtetit.
- INSTAT
Instituti i Statistikave (INSTAT) është institucioni kryesor prodhues i statistikave zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Ky është website-i në të cilin botohet Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu gjenden versionet elektronike të Kushtetutës, Kodeve, Vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe Ligjet e miratuara prej Kuvendit të Shqipërisë.
- Kuvendi i Shqipërisë
Ky është website-i zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë në të cilin publikohen draftet e projektligjeve për diskutim në komisionet parlamentare, si dhe procesverbalet e mbledhjeve të seancave plenare si dhe komisioneve parlamentare.