- Kur është bërë fotografia? Me çfarë lloj aparati është bërë?
Link: Exif Viewer, Findexif.com i Jeffrey-it
KËSHILLË: Mund të fillohet duke kontrolluar të dhënat EXIF të imazhit, të cilat tregojnë datën dhe orën e kryerjes së fotos dhe të modifikemeve të bëra në të, çfarë lloj aparati është përdorur, të dhënat e aparatit (lentja, hapja, ekspozimi, fleshi, etj.) si dhe vendndodhjen GPS nëse është e mundur.
URL që vendoset duhet të jetë URL e imazhit, jo e website-it që përmban imazhin. Zakonisht, gjendet duke shtypur mbi imazhin në browser, me butonin e djathtë të mouse-it.
Këto mjete mund të kenë probleme me site-et e mediave sociale, megjithatë zbulojnë të dhëna të shumta origjinale. Flickr bën një përjashtim.
- A ka pësuar ndryshime kjo fotografi?
Link: FotoForensics, Image Edited?, Izitru, JPEGSnoop dhe Imgops.
KËSHILLË: FotoForensics ndihmon për të kuptuar nëse një foto është bërë me Photoshop, duke përdorur analizat e nivelit të gabimit (error level analysis, ELA), të cilat kërkojnë për diferencat në nivele të kompresuara në të gjithë imazhin.
Nëse nuk keni eskperiencë të mëparshme në këto teknika, mund t’ju duhet disa kohë që të shkathtësoheni, por site-t tutorials janë një pikë e mirë fillimi.
Image Edited mundohet të mendojë në vendin tuaj duke iu përgjigjur me “po”, “ndoshta” ose “jo”, pyetjes “A ka pësuar ndryshime kjo fotografi?”. Në disa raste do t’ju tregojë programin e përdorur për ndryshimet si dhe datën dhe orën kur fotoja është modifikuar. Por, për të kuptuar ndryshimet e mëtejshme dhe llojet e tyre do t’ju nevojitet një pajisje që analizon në mënyrë më të detajuar, siç është FotoForensics.
Izitru funksionon në mënyrë të ngjashme me Image Edited, edhe pse sistemi i klasifikimit të Izitru bazohet në përcaktimin e një “vlerësimi të besimit”. Nëse del se file është modifikuar, nuk fiton një vlerë besimi të lartë. Imazhet që fitojnë vlerë besim të lartë futen në site-in Izitru për referenca të tjera.
JPEGSnoop është një program pa pagesë, vetëm për Windows, i cili raporton të dhënat e imazhit si dhe ndihmon gjithashtu për të identifikuar nëse një imazh është i modifikuar. Mund të trajtojë file të llojeve të ndryshme, jo vetëm JPEG.
Imgops është një website pa pagesë, i cili të lidh me disa lloje mjetesh që verifikojnë imazhe. Kariko foton dhe nga aty mund të shikosh kërkime mbrapsht në kohë të fotos në Google, TinEye si dhe në sites të tjerë. Mund të shikosh gjithashtu të dhëna të fshehura, mund të zgjedhësh foton dhe të analizosh nivelet e gabimit (për të gjykuar nëse fotoja është modifukuar apo jo).
- A tregon ky imazh atë çfarë synon të tregojë? A është shfaqur kjo foto nëpër vënde të tjera në internet?
Link: Snopes, TinEye, Google Reverse Image Search, Fast Image Research dhe Imgops.
KËSHILLË: Kur mundohesh të verifikosh një foto, është e rëndësishme të shikosh nëse është shfaqur në vënde të tjera në internet. Foto të përshkruara gabim, janë mbase tipologjia e fotove shaka më të përhapura. Mund të zbulosh që fotoja mbi të cilën po heton është fallco, e bërë me Photoshop nga shtatë foto të tjera më të hershme.
Gjithashtu do që të gjesh origjinalen, prandaj mund të duhet të verifikosh më shumë, mbase duke kontaktuar fotografin. Zakonisht, imazhi që ka rezolucion më të lartë (ose përmasa më të mëdha) i afrohet më shumë origjinalit.
Fillimish provo një kërkim imazhi në Google me “site:Snopes.com”, për t’u siguruar që nuk është diçka që Snopes ka zbuluar tashmë. Dhe gjithashtu, kërko në Snopes për fjalë kyçe të përshtatshme.
Pastaj, provo një kërkim mbrapsht në kohë të fotos duke përdoru TinEye dhe Google Reverse Image Search. Kto mjete të lejojnë të gjesh vënde të tjera ku është shfaqur kjo foto më përpara në internet. Për t’i përdoru ato, kariko një imazh ose vendos URL e tij. URL që vendoset duhet të jetë URL e imazhit, jo e website-it që përmban imazhin. Zakonisht, gjendet duke shtypur mbi imazhin në browser, me butonin e djathtë të mouse-it.
Dy mjetet mund të nxjerrin rezultate të ndryshme, kështu që është më mirë të kryhet kërkimi tek të dyja.
Një paralajmërim për TinEye: URL që nxjerr nuk janë gjithmonë të sakata. Mund t’ju çojë në një URL domain top-level dhe mos ta gjeni imazhin aty. Nëse keni vështirësi për të gjetur imazhin në URLs që rëzultojnë aty, provo të bësh një domain-restricted Google Image search (kërko për termin dhe shto site: x, zëvendëso x me URL target).
Për të përdorur Google Reverse Image Search nga faqja Google Image e mbilidhur, shtyp ikonën e kamerës. Google ka një tutorial për kërkimin.
Fast Image Research është një shtesë e Firefox dhe Chrome që shpejton kërkimin mbrapsht në kohë të imazhit duke rigjetur rezultate njëkohësisht si nga Google Images dhe nga TinEye.
Imgops është një website pa pagesë, i cili të lidh me disa lloje mjetesh që verifikojnë imazhe. Kariko foton dhe nga aty mund të shikosh kërkime mbrapsht në kohë të fotos në Google, TinEye si dhe në sites të tjerë. Mund të shikosh gjithashtu të dhëna të fshehura, mund të zgjedhësh foton dhe të analizosh nivelet e gabimit (për të gjykuar nëse fotoja është modifukuar apo jo).
- Kur është xhiruar kjo video? A është origjinale?
Link: YouTube data viewer.
KËSHILLË: Ky mjet i Amnesty International’s Citizen Evidence Lab nxjerr të dhëna të fshehura nga videot në YouTube.
Ky mjet tregon orën e saktë kur është karikuar video dhe ndihmon në gjetjen e versioneve më të hershme të së njëjtës video duke përdorur një kërkim me imazhe mbrapsht në kohë. Nëse keni disa kopje të një video me të njëjtën datë, mjeti mundëson përcaktimin e videos origjinale.
- Ku është bërë kjo foto apo kjo video?
Link: Google Maps, Google Earth, Bing Maps, Wikimapia, Open Street Map,Panoramio, Flickr, GeoNames dhe Wolfram Alpha.
KËSHILLË: Këto mjete janë kyçe për të kuptuar nëse vendndodhja e treguar e një videoje ose e një fotoje është ashtu siç duket apo jo.
Mendo ku ka qënë duke qëndruar kameramani kur ka qënë duke shkrepur/xhiruar. Një kërkim i gjeolokalizuar mund të zbulojë që një pikë e tillë e favorshme është e pamundur. Mos shiko vetëm anën gjeografike dhe ndërtesat, por edhe sinjalistikën dhe targat. Nëse të duhet të përkthesh një sinjal, provo të përdorësh mjetin që bën njohjen optike të karaktereve Free OCR për të nxjerr tekstin nga imazhi dhe pastaj kërkoje tekstin në Google Translate.
Shumë nga këro shërbime shfaqin imazhe të riprodhuara nga përdoruesit (user-generated), gjë që të ndihmon për t’i parë karakteristikat nga një këndvështrim tjtër. Sigurisht, si me çdo crowdsourced, mund të ketë ndonjë gabim ose papërputhshmëri.
Google Maps dhe Google Earth kanë shumë ngjashmëri. Të dyja japin pamje satelitore dhe imazhe pamjesh nga rrugët, të cilat mund të vijnë shumë në ndihmë. Google Maps ofron pamje historike nga rrugët. Google Earth ka karakteristikat e tij të fuqishme të cilat përfshijnë imazhe historike ajrore dhe rotacionin e lehtë të këndit të vështrimit. (Faleminderit Citizen Evidence Lab dhe Google Earth Blog për shpjegimet e tyre mbi këto mjete.)
Wikimapia mund të japi detaje gjeografike më të mira dhe ofron një funksion kërkimi sipas kategorisë, më të mirë (për ndërtimet si xhamitë dhe spitalet).
OpenStreetMap është një site harte crowd-sourced. Grupet e ndihmës ose qytetarët mund ta përdorin atë në raste fatkeqësie për të përcaktuar në hartë se ku ka ndodhur dëmtimi – diçka e sapo ndodhur të reflektohet në Google Maps.
Panoramio të mundëson kërkimin e një pozicioni për ta gjeoloklizuar atë, imazhe crowdsourced të vëna njëra mbi tjetrën në një faqe Google Maps.
Flickr, gjithashtu të lejon gjetjen e gjeolokalizuar të fotove, duke kërkuar me fjalë kyçe, qytet, shtet, zonë, etj.
GeoNames është një database gjeografike me mbi 8 milionë emra vëndesh – jo vetëm emra qytetesh dhe shkollash, por edhe spitalesh, karakteristikash gjeografike e shumë të tjera. Website-i mund tw nxjerri një listë me rezultate ose mund t’i shpalosi ato mbi një hartë.
Wolfram Alpha është një mjet automatik që përdor një bazë njohurish për t’iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesit. Në Wolfram Alpha mund të gjehet si ishte moti në ditën dhe orën e shkrepjes së fotografisë dhe nëse pozicioni i hijeve ka sens. Për ta përdorur atë bëj një pyetje në mënyrë natyrale, si për shembull “Si ishte moti në Dallas në 10 tetor 2014?”.
- Disa karkateristika të këtij video janë të vështira për t’u kuptuar. Si mund ta ngadalsoj atë, t’i jap më shumë ndriçim, etj.?
Provo: Tracker dhe VLC Media Player.