Të tjera

A është e vërtete se Shqipëria është hequr nga lista e vendeve të sigurta në Belgjikë për shkak të standardeve të sigurisë?
Në një dalje për shtyp, Partia Demokratike njoftoi publikun se Belgjika ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta. Sipas PD, kjo lidhet me rënien e elementeve dhe standardeve të sigurisë në vendin tonë, duke theksuar se: “nën qeverisjen e Edi Ramës, standardet e sigurisë kanë shkuar në zero, dhe janë ngritur në maksimum lehtësitë e mbështetja për krimin, për trafiqet, për drogën që ka mbuluar çdo pëllëmbë të vendit, për trafikun e armëve, për grabitjet me maska”.
Jafaktet sjell në dritë vendimin e shtetit belg, i cili mban nr. 235.211, i 23 Qershor 2016 dhe konfirmon se Shqipëria është hequr nga lista e vendeve të sigurta. Arsyetimi për këtë fakt, nuk lidhet me pretendimet e Partisë Demokratike për rënien e standardeve të sigurisë në vendin tonë, por me shkallën e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria, i cili mbetet i tille që prej vitit 2014. Ky faktor konsiderohet tejet i rëndësishëm nga shteti belg në përpilimin e listës vjetore të vendeve që konsiderohen ose jo si të sigurtë.