Të tjera

A mund të anullohet kontrata e koncesionarit të Rinasit pas vjedhjes spektakolare?
Ligjërisht, shteti shqiptar nuk ka të drejtën të marrë një masë të tillë ekstreme, edhe pas shkeljes së perimetrit të sigurisë së aeroportit
Në ditët pas vjedhjes spektakolare të kryer nga disa persona ende të paidentifikuar brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, mbetet ende e paqartë nëse ky dështim i sigurimit të përshtatshëm të këtij objekti të rëndësisë së veçantë është përgjegjësi e Policisë së Shtetit apo koncesionarit të Rinasit.
Njëkohësisht, mbetet e paqartë nëse kjo shkelje është e mjaftueshme për të justifikuar, në rast se do të gjykohet e përshtatshme nga qeveria, një prishje të njëanshme dhe të parakohshme të kontratës koncesionare nga ana e qeverisë shqiptare.
Jafaktet zotëron kontratën e lidhura mes palëve në vitin 2004. Duke analizuar këtë kontratë kemi mundur të zbulojmë se ndërsa siguria e perimetrit rrethues të aeroportit është detyrë e kompanisë koncesionare, nuk është parashikuar në kontratë asnjë klauzolë për prishjen e saj, në rast paaftësie të koncesionarit për të siguruar këtë parametër.
Konkretisht, kontrata voluminoze midis qeverisë shqiptare dhe konsionarit të Rinasit u konkretizua në nëntor 2004 dhe vendimi për dhënien e këtij koncensioni, së bashku me kontratën dhe shtojcat e bashkangjitura, u publikua në datën 18 nëntor në fletoren zyrtare.
Në fletoren zyrtare, ky vendim mban numrin 82/2004, datë 18 nëntor me përmbajtjen “Ligj nr.9312 datë 11.11.2004, Për ratifikimin e marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare "Tirana Airport Partners", sh.p.k., për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", Tiranë dhe për dhënien e disa stimujve kësaj shoqërie koncesionare”
Të gjithë paragrafet e mëposhtme, në të cilat ne referohemi për të nxjerrë argumentet tona, janë ekstrakte nga kontrata origjinale, e bashkangjitur në paragrafin e mësipërm.
Fillimisht, kontrata përcakton kuptimin e perimetrit të sigurisë së aeroportit, me termin: “Perimetri i Rrethimit te Sigurise se Aeroportit” eshte perimetri i rrethimit te panderprere me specifikimet e pershkruara ne Shtojcen 25 (Rruga Rrethuese e Aeroportit dhe Perimetri i Rrethimit te Sigurise te Aeroportit), e cila mbyll Zonen e Koncesionit e vendosur ne Zonen e Koncesionit ose ne afersi te perimetrit te saj. Per te shmangur dyshimet, rrethime te tilla nuk kerkohen pergjate rrugeve jashte Zones se Koncesionit. Ky përcaktim mund të lexohet në faqen 5 975 të dokumentit.
Sa i takon detyrimeve kryesore të kompanisë mbi sigurinë, ato përcaktohen në paragrafin 4.3, pika g. Kjo pikë bën të qartë se sigurimi i perimetrit të sigurisë është një detyrë e koncesionarit.
Pika g thotë: “Kompania” duhet te perfundoje dhe mirembaje Perimetrin e Rrethimit te Sigurise se Aeroportit ne perputhje me kerkesat e vendosura ne Shtojcen 25 (Rruga e Perimetrit te Aeroportit dhe Rrethimi i Sigurise se Aeroportit);
SHTOJCA 25, me emërtimin “RRUGA PERIMETËR E AEROPORTIT DHE PERIMETRI i RRETHIMIT TE SIGURISE SË AEROPORTIT”, përcakton:
“Kompania do të ndërtojë dhe do të mirëmbajë rrethimin me qëllim që të kontrollohet hyrja në zonat me trafik të kufizuar të aeroportit sipas ICAO Shtojca 17 – Standardet Ndërkombëtare dhe Praktikat e Rekomanduara. Rrethimi i plotësuar i perimetrit të sigurimit do të jetë në standardet BS1722: Pjesa 10 ose një kod tjetër ndërkombëtarë të ngjashëm. Ky rrethim do të futet në tokë në thellësinë 300mm nga sipërfaqa e përfunduar. Lartësia mbi tokë e rrethimit do të jetë 2.4 metres me majat e hekurave të drejtuara nga jashtë dhe me tre rradhë tel me gjëmba. Shoqëria do të përdorë një sistem vëzhgimi me kamera CCTV përgjatë rrethimit të sigurimit të perimetrit për të mundësuar vëzhgimin e të gjithë pjesëve të perimetrit nga një pikë kontrolli qëndrore. Shoqëria do të përdorë një sistem ndriçimi përgjatë perimetrit të sigurimit me një nivel drite 5 lux. Shoqëria do të krijojë dhe mirëmbajë një brez prej 3 metrash në të dy anët e rrethimit të perimetrit të sigurimit (nëse Shoqëria ka të drejtë të bëjë një gjë të tillë jashtë rrethimit të perimetrit të sigurimit) dhe Organi Shtetëror përkatës do të sigurojë ndihmën e nevojshme për të mbajtur të pastër brezin jashtë Zonës së Konçesionit. Në ato vende ku kjo gjë nuk është e mundur, do të përdoret një standard më i lartë i mjaftueshëm për rrethimin e perimetrit nga Shoqëria për të siguruar që rrethimi nuk mund të kalohet me lehtësi. Shoqëria do të sigurojë që të gjitha hyrjet e sigurisë për automjetet, hyrjet për këmbësorët dhe crash gates janë sipas standartit të BS 1722: Pjesa 10 ose një kod tjetër ndërkombëtarë të ngjashëm”.
Nga ana tjetër, nga debati publik i këtyre ditëve, mbetet e paqartë nëse shkelja e ndodhur në perimetrin e sigurisë së aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri, është e mjaftueshme për të justifikuar një rishikim apo në rastin më ekstrem, një anullim, nga ana e shtetit shqiptar për kontratën koncesionare.
Nga leximi i kontratës, rezulton se asnjë klauzolë e tillë, nuk është përfshirë në rastet që justifikojnë prishjen e njëanshme të kontratës nga ana e qeverisë shqiptare. Për këtë arsye, shkelja e perimetrit të sigurisë, nuk përbën një precedent për të kërkuar anullimin-rishikimin e kontratës.
Më poshtë, Jafaktet ka bashkangjitur të gjithë klauzolat e prishjes së njëanshme nga ana e qeverisë shqiptare, që figurojnë në faqen 6028-6029 të kontratës origjinale.
26.3 Zgjidhja nga Qeveria e Shqiperise ne Rastet e Vecanta te Mospermbushjes nga Shoqeria
(a) Pa paragjykuar ndonje te drejte tjeter qe ajo mund te kete ne baze te kesaj Kontrate, Qeveria e Shqiperise mund ta zgjidhe kete Kontrate, pasi t’i jape nje Njoftim per Zgjidhje Pales tjeter, nese ndodh ndonje prej rasteve te meposhtme (“Rasti i Zgjidhjes se Kontrates nga Qeveria e Shqiperise”)
(i) nje Shkelje Thelbesore nga Shoqeria qe ka ndodhur dhe po vazhdon per 30 Dite Pune njera pas tjetres pas dates se njoftimit te vlefshem per riparim te leshuar nga Qeveria e Shqiperise;
(ii) pamundesia e Shoqerise per te paguar ndonje shume thelbesore te gatshme dhe te pagueshme ndaj Qeverise se Shqiperise sipas kesaj Kontrate, qe ka ndodhur dhe po vazhdon per 30 dite pune njera pas tjetres;
(iii) nje Rast Pamundesie Pagese ndodh ne lidhje me Shoqerine;
(iv) vazhdimi nga Shoqeria i ndonje aktiviteti ne lidhje me Koncesionin pa sigurimin (et) e 6029 kerkuar sipas kesaj Kontrate qe te jene ne fuqi dhe efekt te plote, duke patur parasysh se ne rast te nje terheqjeje te papritur dhe mos-disponueshmerie ne treg te sigurimeve te kerkuara, nese Shoqeria menjehere informon Qeverine e Shqiperise per nje fakt te tille, Shoqeria do te jete e autorizuar per nje periudhe riparimi (nje periudhe e tille do te percaktohet ne menyre te arsyeshme nga Qeveria e Shqiperise);
(v) mosfillimi nga Shoqeria brenda periudhes tre mujore qe nga data e fillimit i ndertimit (qe do te perfshije per kete qellim germimin e themeleve) ose, pastaj nderprerja se ndertuari e Fazes A te Terminalit te Ri per nje periudhe 60 ditesh te njepasnjeshme;
(vi) mosdhenia nga Shoqeria e Garancise se Permbushjes se Detyrimeve te Shoqerise;
(vii) shkelja nga Shoqeria te ndonje prej detyrimeve te saj sipas kesaj Kontrate, te cilat ne rast mosmarreveshjeje midis Paleve, vazhdojne te parregulluara per me shume se 60 dite te njepasnjeshme pas dates se marrjes nga Palet te nje vendimi te tribunalit te arbitrazhit te caktuar ne perputhje me Piken 36 (Zgjidhja e Mosmarreveshjeve);
(viii) shkelje te ndonje ose te gjitha deklarateve dhe garancive te Shoqerise te specifikuara ne Piken 27.2 (Shoqeria); ose
(ix) mospagimi nga secili Ortak i cdo kesti te Kapitalit Aksioner te Deklaruar (siç parashikohet ne Shtojcen 2 (Shlyerja e Kapitalit te Deklaruar per fazen A te Punimeve te Ndertimit) ndaj Shoqerise ne kohen e caktuar, me perjashtim te zevendesimit te financimit te Kapitalit Aksioner te vene ne vend nga Ortaku (et) brenda 45 diteve nga mospagesa.
(b) Shoqeria do te kete te drejten e kompensimit te llogaritur si vlera me e larte midis:
(i) shumes se principalit te mbetur te Huas Kryesore te Certifikuar dhe Huas se Nenrenditur te Certifikuar ne kohen e zgjidhjes se Kontrates, duke perfshire çdo interes te mbartur deri ne daten qe nje kompensim i tille paguhet plotesisht dhe Kostot e Demtimeve; dhe
(ii) kostos historike te amortizuar, duke marre parasysh kushtet e aktiveve ne kohen e zgjidhjes se kesaj Kontrate, te Aktiveve ne Dorezim, minus kostot e arsyeshme te Qeverise se Shqiperise te ri-tenderimit te Koncesionit. Shumes se kompensimit te mesiperm i zbritet shuma e:
(i) gjendjes se llogarise se likuiditetit te Shoqerise minus te gjithe shumat qe duhet per shperndarje dividendesh te deklaruar nga Shoqeria ne perputhje me Ligjin e Zbatueshem per vitin qe paraprin vitin e Rastit te Mospermbushjes nga Shoqeria ose, nese Rasti i Mospermbushjes nga Shoqeria ndodh perpara tre pervjetorit te Dates se Fillimit, per tre vitet e para te Afatit te Koncesionit; dhe
(ii) shuma e procedimeve sipas sigurimit te Shoqerise te marre ne lidhje me kete Kontrate, te ardhura, te cilat jane arketuar ose do te arketohen nga Shoqeria dhe jane mbajtur ose do te mbahen ne nje llogari te vecante te Shoqerise, llogari, e cila (perfshire gjendjen e saj) mund te jete ne varesi te Barres Siguruese te vendosur ne favor te Huadhenesit Kryesor. Ky kompensim do te paguhet si nje shume e vetme ose ne forme tjeter ne rast se keshtu eshte rene dakord.
(c) ne Rast te Zgjidhjes nga ana e Qeverise se Shqiperise, Qeveria e Shqiperise do te kete te drejten te njoftoje Shoqerine dhe Huadhenesin duke specifikuar qe nje shkelje e Kontrates ka ndodhur, natyren e rrethanave perkatese dhe (nese eshte e mundur riparimi) duke kerkuar qe Shoqeria te riparoje brenda periudhes se specifikuar ne njoftim, kjo periudhe riparimi duhet t’i korrespondoje periudhes se riparimit te percaktuar ne Piken 26.3
(a) (Zgjidhja nga Qeveria e Shqiperise ne Rastin e Vecante te Mospermbushjes nga ana e Shoqerise) per nje rast specifik, qe do te jete e arsyeshme (por ne asnje rast me pak se 30 dite). Nese Shoqeria kundershton se Rasti i Zgjidhjes nga Qevria Shqiptare te referuar ne njoftimin e dhene nga Qeveria e Shqiperise ka ndodhur, Shoqeria do te kete te drejten brenda 30 diteve pas dates se marrjes se njoftimit, te paraqese kete mosmarreveshje para arbitrazhit ne perputhje me Piken 36 (Zgjidhja e Mosmarreveshjeve).
(d) nese rrethana perkatese qe sjell Rastin e Zgjidhjes nga Qeveria e Shqiperise nuk eshte e mundur te riparohet ose, nese eshte e mundur te riparohet, nuk eshte riparuar para mbarimit te periudhes se riparimit te specifikuar ne njoftim, Qeveria e Shqiperise do te kete te drejten ta zgjidhe 6030 kete Kontrate ne perputhje me Piken 32.1(a) (Te drejtat e Nderhyrjes se Huadhenesit). Nese qeveria e Shqiperise zgjedh te mos e zgjidhe kete Kontrate ne perputhje me Piken 32.1(a) (Te drejtat e Nderhyrjes se Huadhenesit), Qeveria e Shqiperise do te njoftoje Huadhenesin se ai ka 60 dite (ose nje periudhe me te gjate siç mund te specifikohet ne njoftim) brenda se ciles te zbatoje marreveshjen qe rregullon te drejtat e nderhyrjes se Huadhenesit. Nese Huadhenesi zbaton marreveshjen qe rregullon te drejtat e nderhyrjes se Huadhenesit, Qeveria e Shqiperise nuk do te jete e autorizuar ta zgjidhe kete Kontrate si rezultat i ndonje shkeljeje apo mospagese ekzistuese ne daten e zbatimit te saj deri (nese eshte i mundur riparimi) ne periudhen e arsyeshme qe ka patur Huadhenesi per ta riparuar, ne Rastin e Zgjidhjes se Kontrates nga Qeveria e Shqiperise. (e) nese Qeveria e Shqiperise nuk e zgjidh kete Kontrate ne perputhje me Piken 32.1 (a) (Te Drejtat e Nderhyrjes se Huadhenesit) dhe Huadhenesi nuk e zbaton marreveshjen qe rregullon te drejtat e nderhyrjes se Huadhenesit, Qeveria e Shqiperise mund te ushtroje te drejten e saj te zevendesimit ne perputhje me Piken 32.2 (Zevendesimi nga Qeveria e Shqiperise), ne te cilin rast kjo Kontrate nuk do te zgjidhet, por do te vazhdoje ndermjet Qeverise se Shqiperise dhe Entit Zevendesues. (f) Qeveria e Shqiperise nuk do ta zgjidhe kete Kontrate perveç Rastit te Zgjidhjes nga Qeveria e Shqiperise ose siç eshte parashikuar posaçerisht ndryshe ne kete Kontrate. Çdo shkelje nga Qeveria e Shqiperise se kesaj dispozite do te autorizoje Shoqerine per te marre kompensim, i cili do te llogaritet ne perputhje me Piken 26.4 (b) (Zgjidhja nga Shoqeria ne Rastet e Vecanta te Mospermbsuhjes nga Qeveria e Shqiperise).
LEXO ME SHUME NE JAFAKTET PER KONCESIONARIN E RINASIT DHE MARREDHENIET E TIJ ME QEVERINE SHQIPTARE