Ndërkohë që gënjeshtra ka arritur të udhëtojë nëpër gjysmën e botës, e vërteta është duke veshur akoma këpucët - Mark Twain

Ekonomia

15/07/2016

A është e vërtetë se për tremujorin e parë të vitit 2016 ka pasur rritje ekonomike?

Së fundmi, INSTAT publikoi të dhënat e rritjes ekonomike të Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit 2016. Shifrat tregojnë se “Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2016 vlerësohet me rritje prej 2,96 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2015” dhe me rritje prej 1.2% krahasuar me tremujorin paraardhës.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,85%, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,60%, Ndërtimi me 0,55%, Informacioni dhe Komunikacioni me 0,37%, aktiviteti Pasuritë e paluajtshme me 0,23%, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,21%, Shërbimet e tjera me 0,07%, Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 0,04%.

 

 

 

 

 

 

 

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015 shfaqen si më poshtë:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2015 shfaqen si më poshtë:

Publikuar: 15/07/2016
Përditësuar: 15/07/2016
Foto:
Keni pyetje? Na shkruani.