Pyetje: Si ka ndryshuar çmimi i barnave në Shqipëri për vitin 2016?
Pergjigje:
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, çmimet e barnave gjatë këtij viti kanë njohur një ulje të mëtejshme me 6,9%, ndërsa lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar
Çmimi i barnave është shndërruar prej kohësh në një argument politik midis dy partive kryesore në vend. Argumenti nëse është rritur apo ulur çmimi i barnave është gjithashtu një debat midis ekspertëve të fushës.
Pyetje të tjera
Pyetje: Si ka ndryshuar çmimi i energjisë në Shqipëri për vitin 2015?
Pergjigje:
Të dhënat e EUROSTAT për çmimin e energjisë elektrike në vitin 2015, tregojnë se në rang europian, çmimet njohën një rritje mesatare prej 2,4%. Rekordi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është shënuar në Letoni, me 26,8% rritje, ndjekur nga Belgjika me 15,1%.
Përsa i përket Shqipërisë, që së fundmi përfshihet së bashku me bllokun e vendeve të tjera kandidate për anëtarësim në statistikat zyrtare të “EUROSTAT”, në 2015-n vendi ynë është shteti europian që ka njohur uljen më të madhe të çmimit të energjisë elektrike, me 29,6% krahasuar me një vit më parë. Pas Shqipërisë, vendet me uljen më të madhe janë Qipro me 22% dhe Lituania me 5,8%.
Pyetje: Cila është baza ligjore për krijimin e parqeve energjitike në Shqipëri?
Pergjigje:
Në vitin 2007, qeveria e atëhershme aprovoi një ligj, ligjin Nr. 9789, datë 19.07.2007 “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZONAVE TË TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK” NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 54/2015 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9789, DATË 19.7.2007, “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZONAVE TË TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK”. Ky ligj ka shërbyer si udhërrëfyes për krijimin e parqeve energjitike, teknologjike apo industriale në Republikën e Shqipërisë.
Sipas përcaktimeve të këtij ligji, në pikën e parë të nenit të dytë, “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik (zona)” është një territor i ndarë, sipërfaqe e përcaktuar trualli apo ndërtesash dhe pasurish të tjera të paluajtshme, e zhvilluar në përputhje me një plan të përgjithshëm dhe e pajisur me infrastrukturën e nevojshme për prodhim, zhvillim industrial, tregti dhe ofrimin e shërbimeve, që vlerësohet pjesë e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, e ndarë nga ky territor, në aspektin e regjimit fiskal dhe doganor dhe që rregullohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, aktet e tjera ligjore dhe aktet nënligjore në zbatim të tij”.
Pyetje: Si janë rritur ardhurat buxhetore për vitin 2016 krahasuar me vitin 2015?
Pergjigje:
Sipas treguesve fiskalë të buxhetit të konsoliduar 2016, totali i të ardhurave deri në muajin Prill ishtë 130,711 milionë lekë. Në vitin 2015, sipas buxhetit të konsoliduar 2015, totali i të ardhurave deri në muajin Prill ishte 121,528 milionë lekë. Nga këto shifra, rezulton se, për periudhën Janar-Prill 2016 të ardhurat janë rritur me 7% ose me 9,138 milionë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave, rritja e të ardhurave për periudhën Janar-Prill 2016 krahasuar me një vit më parë, ka ardhur si rezultat i rritjes me 13,397 milionë lekë në kategorinë “Të ardhura tatimore” dhe, i rritjes me 3,013 milionë lekë, në kategorinë “Të ardhurat nga Fondet Speciale”. Ndërsa rënia më e madhe e të ardhurave për Periudhën Janar-Prill 2016, krahasuar me një vit më parë, ka ardhur në kategorinë “Të ardhura Jotatimore” me 4,5 milionë lekë dhe në kategorinë “Të ardhura nga Pushteti Vendor” me 0,753 milionë lekë me pak.