Kultura

18/03/2016

A është e vërtetë se Hamami i vjetër i Kalasë së Krujës është prishur pas restaurimit?

Projekti për restaurimin e Hamamit të Vjetër në Kalanë e Krujës, është hartuar dhe financuar nga qeveria suedeze nëpërmjet një Organizatë prestigjioze Suedeze (CHwB)  dhe është miratuar me Vendim Nr.20 datë 10.05.2013 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.

Sipas Ministrisë së Kulturës, punimet restauruese janë kryer nga një skuadër ekspertësh ndërkombëtarë italianë, suedezë e boshnjakë, si edhe një shoqëri shqiptare  me eksperiencë në fushën e restaurimeve.

Punimet e përfunduara në date 28.12.2015, kaluan në fazën e kontrollit dhe kolaudimit nga një grup ekspertësh të DRKK Durrës. Më datë 11.03.2016, pas përfundimit të fazës së kontrollit dhe kolaudimit, u konstatua se punimet e restaurimit janë kryer sipas projektit të miratuar dhe se çdo gjë është e rregullt dhe funksionale.

Sipas fondacionit CHwB, mbulimi me plastmas i çatisë së Hamamit është bërë si provë për të kuptuar lagështirën në objekt, çka rezultoi se nuk kishte probleme.

Me poshtë është foto e çatisë mbuluar me plasmas, si dhe disa foto të cilat janë realizuar pas datës 11.03.2016, në Hamamin e Krujës. 


 

Publikuar: 16/03/2016
Përditësuar: 18/03/2016
Foto: ata.gov.al
Keni pyetje? Na shkruani.