Të tjera

A është e vërtetë se fondi për arsimin dhe sportin është ulur?
Në 2016-n është ulur financimi për arsimin bazë dhe sportin. Nga ana tjetër, është rritur financimi për arsimin e lartë, arsimin e mesëm dhe është dyfishuar fondi i kërkimit shkencor
Gjatë 10 viteve të fundit, buxheti i vendosur nga shteti shqiptar në dispozicion të arsimit ka njohur një rritje të vazhdueshme. Megjithatë, në vitin 2016, buxheti i miratuar për arsimin për herë të parë që prej 2013-s ka njohur një ulje. Konkretisht, nëse fondi i arsimit për 2015-s ishte i barabartë me 2,7%, në 2016-n zbriti në 2,46% të PBB-së.
E përkthyer në lekë, sipas të dhënave të Fletores Zyrtare numër 236, “për buxhetin e shtetit 2016”, gjatë vitit aktual është planifikuar të shpenzohen në total 36.438.310 lekë, përafërsisht 305 milionë dollarë. Një vit më parë, shteti shqiptar i dedikoi 40,104.10 Lekë arsimit, përafërsisht 335 milionë dollarë.
Megjithatë, një studim më i thelluar tregon se në tërësinë e tij, shumë zëra brenda arsimit kanë njohur rritje në buxhetin e këtij viti.
Buxheti i 2015-s, publikuar në Fletoren Zyrtare numër 195, 24 Dhjetor 2014, faqja 10 927
Buxheti i 2016-s, publikuar në Fletoren Zyrtare numër 236, 30 Dhjetor 2015, faqja 16 173
Sipas tabelave të nxjerra nga Fletorja Zyrtare (shih referencat më lart), arsimi i lartë dhe ai i mesëm kanë njohur një rritje të ndjeshme të financimit nga buxheti i shtetit. Po ashtu, pothuajse janë dyfishuar fondet për shkencën dhe janë rritur edhe për planifikimin, menaxhimin dhe administrimin e sistemit arsimor.
Si rrjedhojë, rënia e financimit përballohet e gjitha nga dy zëra, nga ai i arsimit bazë (përfshirë atë parashkollor) dhe nga fondi për zhvillimin e sportit, i cili gjithashtu ka njohur një rënie të lehtë.
Tabela e mëposhtme pasqyron ndryshimet që ka pësuar buxheti për arsimin që prej vitit 2003 deri më sot.
Viti |
Buxheti (Miliardë Lekë) |
% ndryshimit |
2003 |
22.415 |
|
2004 |
24.706 |
+10.22% |
2005 |
25.440 |
+2.97% |
2006 |
26.228 |
+3.10% |
2007 |
31.305 |
+19.36% |
2008 |
36.022 |
+15.07% |
2009 |
38.606 |
+7.17% |
2010 |
37.469 |
-2.94% |
2011 |
38.304 |
+2.23% |
2012 |
38.272 |
-0.08% |
2013 |
38.206 |
-0.17% |
2014 |
39.943 |
+4.55% |
2015 |
40.104 |
+0,99% |
2016 |
36.438 |
-9.08% |
Të dhënat referuar INSTAT dhe Open Data Albania