Ekonomia

A është e vërtetë se të ardhurat buxhetore për vitin 2016 janë rritur krahasuar me vitin 2015?
A është e vërtetë se të ardhurat buxhetore për vitin 2016 janë rritur krahasuar me vitin 2015?
Sipas treguesve fiskalë të buxhetit të konsoliduar 2016, totali i të ardhurave deri në muajin Prill ishtë 130,711 milionë lekë. Në vitin 2015, sipas buxhetit të konsoliduar 2015, totali i të ardhurave deri në muajin Prill ishte 121,528 milionë lekë. Nga këto shifra, rezulton se, për periudhën Janar-Prill 2016 të ardhurat janë rritur me 7% ose me 9,138 milionë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave, rritja e të ardhurave për periudhën Janar-Prill 2016 krahasuar me një vit më parë, ka ardhur si rezultat i rritjes me 13,397 milionë lekë në kategorinë “Të ardhura tatimore” dhe, i rritjes me 3,013 milionë lekë, në kategorinë “Të ardhurat nga Fondet Speciale”. Ndërsa rënia më e madhe e të ardhurave për Periudhën Janar-Prill 2016, krahasuar me një vit më parë, ka ardhur në kategorinë “Të ardhura Jotatimore” me 4,5 milionë lekë dhe në kategorinë “Të ardhura nga Pushteti Vendor” me 0,753 milionë lekë me pak.
Nga ana tjetër, totali i shpenzimeve për periudhën Janar-Prill 2016 ka qene 114,194 milionë lekë krahasuar me 123,995 milionë lekë për periudhën Janar-Prill 2015. Nga këto shifra rezulton se për periudhën Janar-Prill 2016 shpenzimet janë ulur me 9,801 milionë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.