Ekonomia

24/06/2016

Prodhimi bujqësor

A është e vërtetë se prodhimi bujqësor në vitin 2015 ështe rritur?

Në një njoftim të datës 23 Qershor, INSTAT publikoi të dhënat e fundit mbi ecurinë e prodhimit bujqësor për vitin 2015.

Sipas këtij raporti, disa nga kulturat kryesore që përbëjnë prodhimin e bimëve të arave si, perimet dhe patatet kanë njohur rritje gjatë vitit 2015.  Kështu, “prodhimi i perimeve ishte 1.030.000 ton nga 950.000 ton që ishte në vitin 2014 duke shënuar një rritje vjetore prej 8,4 %”. Gjithashtu, “prodhimi i patateve në vitin 2015 ishte 245.000 ton, duke shënuar një rritje me 2,1 % në krahasim me një vit më parë”. Nga ana tjetër, prodhimi i drithërave është ulur, duke kaluar nga 700.000 ton në 695.000 ton. Ulje ka pësuar, gjithashtu, prodhimi i Fasuleve, Bimëve industriale dhe medicinale.

 

 

 

 

 

 

Në lidhje me Drufrutorët, ashtu sic shfaqet në tabelën më sipër, “numri i rrënjëve të drufrutorëve ka pësuar rritje në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014. Konkretisht kjo rritje për pemët frutore ka qenë 1,2 %, për ullinjtë 2,57 %, agrumet 6,83 %, pjergullat 0,6 % dhe sipërfaqjet me vreshta 0,5%”. Rritja e prodhimit nga Drufrutorwt ka qwnw nw rritje konstante qw nga viti 2006.

Pjesërisht e vertetë
Publikuar: 24/06/2016
Përditësuar: 24/06/2016
Foto:
Keni pyetje? Na shkruani.