E vërteta nuk është gjithmonë e lehtë për t’u treguar, sidomos kur duhet t’i biem shkurt. - Sigmund Freud

Sociale

01/03/2016

100 mijë shqiptarë emigruan në 2015?

Në vitin 2015, statistikat zyrtare tregojnë se 42 922 persona u larguan nga Shqipëria si emigrantë dhe 25 846 persona imigruan nga vende të tjera drejt Shqipërisë.

Prej disa muajsh, përflitet se më shumë se 100 mijë shqiptarë u larguan nga vendi, duke emigruar kryesisht në Europën Perëndimore apo SHBA. Një e dhënë e tillë, e cituar gjerësisht nga shumë media, nuk konfirmohet nga raporti i fundit i INSTAT, për popullsinë e Shqipërisë.

Gjithashtu, nuk konfirmohen të dhënat për një rritje të numrit të emigrantëve gjatë vitit 2015. Në të kundërt, gjatë vitit të fundit u përforcua trendi 5 vjeçar me rënie, përsa i përket numrit të shqiptarëve që largohen nga vendi, bazuar në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit dhe INSTAT.

Në vitin 2015, statistikat zyrtare tregojnë se 42 922 persona u larguan nga Shqipëria si emigrantë dhe 25 846 persona imigruan nga vende të tjera drejt Shqipërisë.

Pjesa dërrmuese e imigrantëve janë shqiptarë që lënë emigracionin, për t’u zhvendosur përfundimisht në Shqipëri. Si rrjedhojë, raporti neto i emigracion-imigracion është -17 076 persona, por falë shtesës natyrore (pothuajse 11 mijë më shumë lindje se vdekje), popullsia e Shqipërisë në vitin 2015 është pakësuar me 6 277 persona.

Të dhënat për një rritjet masive të emigracionit gjatë vitit të shkuar  rezultojnë gjithashtu të pavërteta. Në fakt, numri i emigrantëve ka njohur një rënie, nga 52,3 mijë në 2012-n, në 46,5 mijë në 2014-n dhe 42,9 mijë në 2015-n.

Ajo që është rritur, bazuar në të dhënat e EUROSTAT është numri i shqiptarëve që aplikuan për azil ekonomik në vendet e Bashkimit Europian, nga 7 336 në 2012-n, në 11 060 në 2013-n, 16 825 në 2014-n në rreth 52 mijë aplikime për 9-mujorin e parë të 2015-s.

Megjithatë, vetëm kërkesat e aprovuara për azil rezultojnë në ndërrim të vendit të rezidencës, një kusht për t’u konsideruar emigrant i përhershëm. Kërkesat e suksesshme për azil janë konsideruar në numrin e përgjithshëm të emigrantëve, ndërsa azilkërkuesit e riatdhesuar

E pavërtetë
Publikuar: 01/03/2016
Përditësuar: 01/03/2016
Foto: Gazeta Shekulli
Keni pyetje? Na shkruani.