Bashkitë

A është e vërtetë se Bashkia e Tiranës parashikon ndërtimin e ‘Grand Caffe’ krahas Këndit të Lojërave te Parku i Liqenit Artificial?
Në shtator 2015, shoqëria private “Bolles&Wilson” prezantoi draftin e masterplanit për Parkun e Liqenit Artificial. Masterplani parashikon ndërtimin e një Këndi Lojërash për fëmijët, dhe paralel me të, një hapësirë tjetër të quajtur ‘Grand Caffe’, e rezervuar për prindërit.
Ky fakt u pranua edhe nga Nënkryetarja se Bashkisë se Tiranës, Brunilda Paskal e cila deklaroi në emisionin “Studio e Hapur” se në masterplan ka një projekt i cili parashikon ndërtimin e ‘Grand Caffe’.
Në fund, znj. Paskali nënvizoi se kjo pjesë e masterplanit për ndërtimin e “Grand Caffe” u hoq, duke miratuar vetëm ndërtimin e Këndit të Lojërave për fëmijët.
Deklarata e znj. Paskali u konfirmua edhe nga Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili u shpreh për Report Tv se lokali “Grand Caffe” ishte pjesë e diskutimeve fillestare, por më pas u hoq përfundimisht.