Shendetesia
A është e vërtetë që fituesi i kontratës për Check -up është një kompani që nuk ka lidhje me shëndetësinë?
Për sa i përket kompanisë fituese “Marketing&Distribution”, fakti që kompania nuk ka asnjë lidhje me shëndetësinë është i vërtetë.
Në faqen e saj zyrtare bëhet e ditur se kompania “Marketing & Distribution” është një kompani e specializuar në importin, shpërndarjen dhe tregtimin e një shumëllojshmëri produktesh ku përfshihen: Produkte për përdorim vetjak dhe shtëpiak; Ushqime dhe pije; Alkool dhe cigare; Zyra dhe kancelari; Telefoni celulare.
Lidhur me këtë çështje, Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se kompania në fjalë do të merret vetëm me pjesën logjistike, pra në shpërndarjen e materialeve të nevojshme për kryerjen e një Check-Up. Ndërkohë që kryerja analizave i mbetet qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, si dhe njësive të lëvizshme për ata qytetarë që banojnë larg qendrave shëndetësore.




Çdo njeri është gjithmonë në kërkim të së vërtetës, përndryshe nuk do të bënte gjithmonë shumë pyetje.
- Anonim


