Politika

Reforma në drejtësi me 2/3 apo 3/5, Venecia nuk i jep të drejtë asnjërës palë
Në draft opinionin final të 26 shkurtit 2016, Komisioni i Venecias është shprehur se çështja 2/3 apo 3/5 mbetet një çështje thellësisht politiko-teknike
Sipas projekt ndryshimeve të drafteve të rishikuara për reformën në drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) është elementi kyç i sistemit të qeverisjes së gjyqësorit. KLGJ përbëhet nga 5 anëtarë jo gjyqtarë dhe 6 anëtarë gjyqtarë, të parët të zgjedhur nga Parlamenti ndërsa të dytët të zgjedhur nga trupa e gjyqtarëve.
Pesë anëtarët jo gjyqtarë, sipas draftit të rishikuar të propozuar nga Komisioni i Ekspertëve zgjidhen me shumicë të cilësuar me 3/5at e votave. PARAGRAFI 3, PIKA ii, fq 4, i dokumentit Material shoqërues i projekt-amendamenteve kushtetuese (pas opinionit ad interim të Komisionit të Venecias, datë 21 dhjetor 2015), thotë shprehimisht: “Propozohet që 5 anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ të emërohen nga Kuvendi me një shumicë të cilësuar prej 3/5 e të gjithë anëtarëve....”.
Kjo pikë është kontestuar në muajt e shkuar në mënyrë të përsëritur nga opozita, e cila e kushtëzuar votën e saj pro për reformën në drejtësi direkt me amendimin e kësaj pike. Ky qëndrim u lexua për herë të parë në mënyrë zyrtare në platformën zyrtare të Partisë Demokratike të muajit shtator 2015, për ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi.
Në këtë platformë, faqja 11, shkruhet se: “Anëtarët jo-gjyqtarë të zgjidhen nga Kuvendi me 2/3 e votave (ose me pjesëmarrje substanciale të opozitës dhe mekanizëm zhbllokues)”.
Në opinionin e dytë, të datës 17 janar 2016 të Partisë Demokratike, paragrafi 13.6, faqja 29 e dokumentit bashkangjitur ritheksohet ky qëndrim dhe citohet opinioni i Venecias, në gjykimin e një rasti tjetër të ndodhur në Republikën e Gjeorgjisë (bibliografia 24, faqe 29 e këtij opinion).
Precedenti i referuar nga Partia Demokratike, mbi praktiken me 2/3, paragrafi 52, ndodhet ne kete dokument Opinion “On The Draft Amendments To The Organic Law On Courts Of General Jurisdiction Of Georgia”, pargf. 52
Pavarësisht kundërshtive të opozitës, në draft opinionin final, Komisioni i Venecias është shprehur se çështja 2/3 apo 3/5 mbetet një çështje thellësisht politiko-teknike dhe se pragu prej 60% i propozuar nga ekspertët e mazhorancës në Komisionin e Nivelit të Lartë ose pragu i 2/3 i propozuar nga opozita, janë të dy proporcionalë dhe të arsyeshëm nëse gjykohet për njërin ose tjetrin.
Paragrafi i parë, pika 12, 13 dhe 14 i draft opinionit përfundimtar të Venecias, në faqen 4 dhe 5 të këtij dokumenti, saktëson se: “Komisioni i Venecias vëren që 2/3at e votave të parlamentit kërkohen për vendim-marrje shumë të rëndësishme - për shembull për ndryshimin e Kushtetutës (Neni 177 p. 3) ose për të ratifikuar ndryshimet e propozuara me anë të referendumit. Shumica parlamentare prej 2/3ta për të ndryshuar Kushtetutën është prag i zakonshëm; gjithashtu "shumicat e cilësuara normalisht kërkohen në fusha më të ndjeshme sidomos në zgjedhjen e zyrtarëve të institucioneve shtetërore”
Megjithatë, në të drejtën dhe në praktikën ndërkombëtare 2 CDL-AD(2013)028, Opinion për projekt ndryshimet në tre dispozita kushtetuese në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshillin Gjyqësor të Malit të Zi, paragrafi 7. 5 nuk ka ndonjë kërkesë strikte që e njëjta shumicë e cilësuar prej 2/3at e votave të përdoret CDL(2016)002 për zgjedhjen e të gjithë zyrtarëve të lartë; pragu i duhur i votave që duhet të vendoset në rastin e fundit është më shumë çështje politike sesa çështje ligjore.
Përfundimisht, nëpërmjet këtij opinioni përfundimtar, Komisioni i Venecias ka kthyer sërish topin në lojën e politikës, duke pranuar të dy versionet si “thellësisht çështje teknike dhe politike".