Shendetesia

02/06/2016

A është e vërtetë se çmimi i barnave është rritur gjatë 2016-s?

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, çmimet e barnave gjatë këtij viti kanë njohur një ulje të mëtejshme me 6,9%, ndërsa lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar

Çmimi i barnave është shndërruar prej kohësh në një argument politik midis dy partive kryesore në vend. Argumenti nëse është rritur apo ulur çmimi i barnave është gjithashtu një debat midis ekspertëve të fushës.

Jafaktet, i referohet të dhënave të fundit zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, për të dhënë një përgjigje mbi pyetjen e ngritur.

Sipas këtij dokumenti, çmimet e barnave të përfshirë në listën e çmimeve të rimbursueshme janë ulur me 6,9%, në krahasim me vitin 2015. Njëkohësisht, nga data 1 qershor, Ministria e Shëndetësisë informon se lista e barnave të rimbursueshme është shtuar me një numër ilaçesh të rinj dhe principesh aktivë, duke përmirësuar trajtimin në shërbime si onkologjik, gastro-hepatologji, pneumoni, reumatologji, infektiv, terapi kardiake, Parkinson, diabet, psoriaz, dislipdemi dhe një numër sëmundjesh të tjera të gjakut.

Në total lista e barnave të rimbursueshme e vitit 2016 përmban 1118 barna alternative tregtare, nga të cilat 539 barna alternative të para nga 490 që përmbante lista e vitit 2015. Gjithashtu kjo listë përmban 308 principe aktive nga 280 që përmbante lista e vitit të shkuar. Për këtë vit buxheti për rimbursimin e barnave është 9 miliardë lekë.

LISTA E BARNAVE TË RIMBURSUESHME 2016

LISTA E BARNAVE QË TREGTOHEN NGA FARMACITË E SPITALEVE 2016

Të dhënat e referuara janë zyrtare dhe nuk mund të verifikohen nga burime alternative. Kategoritë që do të vazhdojnë si më parë të përfitojnë barna me rimbursim në masën 50 deri në 100 përqind do të jenë grupe të tilla shoqërore si pensionistë, invalid të plotë, fëmijë 0-12 muaj, të sëmurët tumoral, tuberkuloz, të verbërit, jetimët si dhe një sërë kategorish të tjera. 

Jafaktet zotëron gjithashtu një relacion zyrtar, ku shpjegohet qëllimi dhe baza ligjore e ndryshimeve të hyra në fuqi që prej datës 1 qershor.

 

Publikuar: 02/06/2016
Përditësuar: 02/06/2016
Foto:
Keni pyetje? Na shkruani.