Çdo njeri është gjithmonë në kërkim të së vërtetës, përndryshe nuk do të bënte gjithmonë shumë pyetje. - Anonim

Ekonomia

31/05/2016

A është e vërtetë se shkëmbimet tregtare po rriten?

Një e eksporteve dhe importeve në prill 2016, nuk përbëjnë një provë për një trend të qartë rritës apo rënës të bilanceve tregtare në vend

Ditën e martë, Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për bilancin tregtar të muajit prill. Sipas këtyre të dhënave, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, eksportet janë rritur me 1,5%, ndërsa importet janë rritur me 17,2%.

Jafaktet ka marrë në analizë katër muajt e parë të vitit 2016, duke i krahasuar këto të dhëna me të dhënat e katër muajve të parë të vitit paraardhës, për t’iu përgjigjur pyetjes nëse shkëmbimet tregtare kanë njohur një rritje gjatë këtij viti.

LEXO TË DHËNAT E INSTAT SIPAS PERIUDHAVE TË MARRA NË SHQYRTIM

JANAR 2015, SHKURT 2015, MARS 2015, PRILL 2015

JANAR 2016, SHKURT 2016, MARS 2016, PRILL 2016

Përsa i përket eksporteve, rezulton se në tre muajt e parë të vitit, ata kanë qenë lehtësisht më të ulët se sa një vit më parë, duke kapërcyer të dhënat e 2015-s vetëm në muajin prill.

Përsa i përket importeve, të dhënat tregojnë për një rritje të qartë gjatë tre muajve të fundit, në periudhën shkurt-prill 2016. Megjithatë, 10% i rritjes së eksporteve i detyrohet fillimit të punimeve të gazsjellësit TAP dhe importittë pjesëve që do të përdoren nga ky gazsjellës për të ndërtuar tubacionet dhe strukturat e tjera ku do të kalojë gazi në territorin e Shqipërisë.

Pavarësisht këtyre shifrave, luhatja në trend pozitiv apo negativ, sipas muajve gjatë kësaj periudhe, mbetet në vlera minimale. Për këtë arsye, është e vështirë të përcaktosh një trend të qartë rritës apo rënës, përsa i përket bilancit tregtar.

Eksportet në miliardë lekë (referuar INSTAT)

Muaji

2016

2015

Janar

16

18

Shkurt

18

18

Mars

19

22

Prill

21

20


Importet në miliardë lekë (referuar INSTAT)

Muaji

2016

2015

Janar

35

35

Shkurt

42

39

Mars

46

44

Prill

51

43

 

Nga ana tjetër, duke analizuar në hollësi të dhënat e INSTAT mbi shpërndarjen e eksporteve shqiptare në muajin prill 2016, vërehet se përsëri sektori me ndikimin më negativ është ai i mineraleve dhe lëndëve djegëse, me një rënie prej 12,3% krahasuar me prillin e vitit 2015. Kjo rënie ndikohet gjerësisht nga rënia në minimume historike të çmimit të hidrokarbureve në tregjet ndërkombëtare. Në kushte normale, gjatë këtyre muajve do të kishte pasur një rritje të vazhdueshme të eksporteve në vend.

Të dhënat krahasimore për dy vitet e fundit, tregojnë se përveç dy sektorëve të ekonomisë shqiptare, ai i lëndëve djegëse dhe mineraleve, si dhe ai i materialeve të ndërtimit, kanë njohur të gjithë rritje, një rritje që shkon deri në 108% tek sektori i produkteve kimike dhe plastike, sektori me rritjen më të ndjeshme në ekonomi.

 

Grupmallrat

2014 (mln lekë)

2015 (mln lekë)

Ndryshim vjetor %

Ushqime, Pije, Duhan

16730

21057

+20,5%

Lëndë djeg. Minerale

85638

62982

-26,4%

Produkte kimike, plastike

3389

7060

+108%

Lëkurë, artikuj prej tyre

3075

2897

+5,7%

Prodhime druri, letre

9178

8337

+9,1%

Tekstile, këpucë

85836

90034

+4,6%

Materiale ndërtimi, metale

37047

35257

-4,8%

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi

9147

10748

+14,8%

Të tjera

5181

6164

+15,9%


Për të kuptuar me mirë ecurinë e eksporteve shqiptare në një periudhë më të gjatë kohore, Jafaktet ka marrë në analizë katër grupet kryesore të ekonomisë shqiptare, që ofruan së bashku në 2015-n 86% të totalit të eksporteve, sektorët e lëndës djegëse e minerale, tekstile e këpucë, ushqime e duhan dhe materiale ndërtimi e metale.

Tabela konfirmon te dhenat e referuar me lart, per nje renie te ndjeshme te sektorit kryesor te eksporteve shqiptare gjate 5 viteve te fundit, ate te mineraleve dhe lendeve djegese, qe prej vitit 2014, vitit kur cmimi pesoi nje renie te ndjeshme ne bursat nderkombetare.

Publikuar: 31/05/2016
Përditësuar: 31/05/2016
Foto:
Keni pyetje? Na shkruani.