Bashkitë
A është e vërtetë se taksa e përkohshme e arsimit e Bashkisë së Tiranës mund të paguhet disa herë nga i njëjti subjekt?
Bashkia e Tiranës, së fundmi, ka miratuar një taksë të përkohshme arsimi për një periudhë 7-vjecare. Në bazë të vendimit nr.59 datë 30.12.2015 të miratuar nga Bashkia e Tiranës për sistemin e taksave dhe tarifave vendore thuhet se “taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizike ose juridike, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës”. Në bazë të këtij vendimi familjet do të paguajnë një tarifë vjetore prej 1.500 lekë, ndërsa bizneset do të paguajnë nga 4.000 lekë për biznesin e vogël deri në 37.000 lekë për biznesin VIP.
Aplikimi i kësaj takse për bizneset nuk bëhet në bazë të subjektit por në bazë të aktivitetit ekonomik, pasi i njëjti subjekt mund të ketë disa aktivitete ekonomike. Kjo do të thotë se tatohen jo vetëm NIPT-et kryesore por edhe ato sekondare, në bazë të një parimi të përgjithshëm ekonomik dhe fiskal. Për shembull, nëse një shoqëri supermarketesh që është e regjistruar me NIPT në Tiranë dhe përmes NIPT-eve sekondare ka supermarkete në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, etj duhet të paguajë taksa lokale si në Tiranë ashtu edhe në qytetet e tjera ku ushtron aktivitetin ekonomik.
Ky vendim parashikon lehtësira dhe përjashtime ku përfshihen pensionistët, veteranët, invalidët e punës e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbërit dhe të sëmurët tetraplegjikë e paraplegjikë.




Aforizmi nuk përkon asnjëherë me të vërtetën, ose është një gjysmë e vërtetë, ose një e vërtetë e gjysmë.
- Karl Kraus


