Kultura

30/03/2016

A është e vërtetë se Monumentet e Kulturës do të jepen me koncesion?

Ministria e Kulturës, më datë 13.10.2015 nxori një udhëzim “Për dhënien me qira dhe mënyrën e administrimit të monumenteve të kulturës me qëllim rijetëzimi”.

Në kreun 1, pika A të këtij udhëzimi thuhet se “Monumentet e kulturës, në administrim të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj të varësisë, jepen me qira dhe administrohen për qëllime rijetëzimi apo shfrytëzimi social-kulturor, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit”.

Ndërkohë, në kreun 1, pika B e këtij udhëzimi thuhet se “monumentet e kulturës rijetëzohen dhe shfrytëzohen nëpërmjet procedurave të administrimit, të përcaktuara nga ky udhëzim, si më poshtë:
1. Administrimi nëpërmjet dhënies me qira;
2. Administrimi me qëllim rijetëzimi nëpërmjet krijimit të partneritetit publik-privat me partnerë privatë dhe/ose publikë, të cilët mund të administrojnë apo të marrin me qira monumentet e kulturës;
3. Administrim nëpërmjet personave juridikë të krijuar nga MK-ja dhe/ose institucione të saj të specializuara”
.

Afati i lidhjes së kontratës së qirasë në bazë të kreut 1, pika C të udhëzimit, parashikohet të jetë nga 1 vit për sipërfaqet deri në 200 m2, deri në 20 vjet për sipërfaqet mbi 500 m2.

Ministrja e Kulturës, në një deklaratë për shtyp të datës 24 Mars 2016, nënvizoi faktin se ky udhëzim parashikon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Menaxhimin e Pasurive Kulturore. 

Publikuar: 29/03/2016
Përditësuar: 30/03/2016
Foto: www.sot.com.al
Keni pyetje? Na shkruani.