Ekonomia

Kreditë e këqija janë rritur
Që prej kulmit të 25% të totalit të kredive të këqija në qershor 2014, trendi ka njohur një rënie të vazhdueshme, duke prekur nivelin e 18,4% në janar 2016.
Kreditë e këqija mbeten një problem që prej disa vitesh kanë kërcënuar qëndrueshmërinë bankare në Shqipëri. Një numër artikujsh në media kanë raportuar për një rritje të mëtejshme të numrit të kredive të këqija në janar, por cila është e vërteta bazuar në të dhënat zyrtare?
Ndërsa është e vërtetë që në janar pati një rritje prej 0,2% me muajin e mëparshëm, duke iu referuar të dhënave të Shoqatës së Bankave në Shqipëri trendi rënës është i qartë që prej pikut të 25% në qershor 2014.
Duke marrë në analizë çdo muaj janar prej vitit 2008, kreditë e këqija në vend kanë njohur një rritje të pandërprerë nga 2008-ta kur ishin vetëm 3,6% e totalit të kredive, deri në 2014-n, kur kreditë e këqija prekën totalin e 24,1% në janar dhe 25% në qershor.
Në dy vitet e fundit, pavarësisht disa luhatjeve sezonale, përqindja e kredive të këqija ka njohur një rënie, duke qenë në janar 2016 në nivelin e 18,4%.
Referuar një interviste të guvernatorit Sejko në televizionin “Top-Channel”, masat ligjore, fshirja e një numri kredish të humbura nga regjistri i kredive dhe përmirësimi i situatës ekonomike në vend, do të mundojnë një rënie të mëtejshme të nivelit të kredive të këqija gjatë 2016-s, duke synuar normën 15% ndaj totalit në fund të vitit.
Guvernatori Sejko: Kreditë me probleme duhet të jenë zero, por kjo është utopike. Sa më të ulëta të jenë aq më mirë. Së bashku me Serbinë, kemi qenë dy vendet me nivelin më të lartë të tyre. Kemi pasur një arritje, duke e ulur nivelin e tyre nga 22,7% në 18,2% në dhjetor të 2015-ës. Shpresojmë që fundi i këtij viti të na kapë me nivelin e 15%.Kjo do të shtojë optimizmin e bankave të nivelit të dytë për të kredituar.
Më poshtë, tabela e kredive të këqija në periudhën 2008-2016
Muaji janar i cdo viti |
Stoku i Kredive ne Banka (mil. Leke) |
Kredi te keqija ndaj totalit |
2008 |
294,510.9 |
3.6 % |
2009 |
403,204.2 |
6.8 % |
2010 |
454,698.6 |
11.6% |
2011 |
490,331.5 |
14.5% |
2012 |
564,558.7 |
18,9% |
2013 |
574,935.7 |
23,6% |
2014 |
561,196.5 |
24,1% |
2015 |
593,465.2 |
22,8% |
2016 |
585,348 |
18,4% |
Më poshtë, grafiku 24 mujor referuar të dhënave zyrtare
Te dhënat të cilit ky material i eshte referuar (kliko në vitin përkatës për të shikuar dokumentin zyrtar)
2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016