E vërteta është edhe më e vështirë për t’u pranuar, për sa kohë ajo qëndron e pashprehur. - Anna Frank

Sociale

29/02/2016

A është e vërtetë se Moratoriumi nuk ndalon shfrytëzimin abuziv të pyjeve?

Që prej datës 11 shkurt, me publikimin në Fletoren Zyrtare, në Shqipëri ndalohet me ligj shfrytëzimi i lëndës drusore, në fondin pyjor publik ose privat, për qëllime tregtimi, eksporti apo përpunimi, por Moratoriumi sulmohet se nuk do të ndalojë prerjet abuzive në vend.

Në dritën e fakteve, një argumentim i tillë duket qesharak. Nga 11 shkurti, kontratat afatgjata për shfrytëzim 10-vjeçar të një numri pyjesh në vend u bënë automatikisht, të gjitha të pavlefshme. Ky ndalim bëhet shumë domethënës, duke pasur parasysh që në periudhën 2005-2013 u dhanë rreth 2 600 licensa për shfrytëzim pyjesh dhe në tre vitet e fundit, edhe 24 licensa më shumë. Të gjithë ata që guxojnë të shkelin moratoriumin rrezikojnë gjobën deri në 5 milionë lekë. Kuadri ligjor ndëshkues do të plotësohet me ndryshime në Kodin Penal sapo të kalojë së shpejti në Parlament.

Kontrolli i të gjithë territorit nuk mund të realizohet kurrë me roje në të gjithë terrenin, por Moratoriumi bën të pamundur prerjet sepse bllokon tërësisht shitjen, tregtimin, përpunimin apo eksportin e çdo lënde drusore. Njëkohësisht, njësitë e unifikuara administrative, pas reformës administrative-territoriale të vitit të shkuar kanë mundësi më të mëdha kontrolli efektiv të territorit. Kjo nuk do të thotë që në 10 vitet e ardhshme nuk do të pritet asnjë pemë. Moratoriumi lejon ende shfrytësimin e pyjeve për nevoja ngrohje të banorëve lokalë.

E pavërtetë
Publikuar: 24/02/2016
Përditësuar: 29/02/2016
Foto:
Keni pyetje? Na shkruani.