Ekonomia

29/02/2016

A është e vërtetë se Qeveria shqiptare kërkon të japi me koncesion mbledhjen e TVSH-së?

Ministria e Financave ka marrë një projekt-propozim nga një firmë e huaj për të përmirësuar sistemin aktual të monitorimit të mbledhjes së TVSH-së, në vend. Pasi është njohur me propozimin, Ministria e Financave ka shprehur interesin e saj duke ripërcaktuar termat e referencës.

Qeveria shqiptare nuk kërkon të japi me koncesion mbledhjen e TVSH-së, e cila do të vazhdojë të realizohet nga administrata tatimore. Ministria e Financave ka marrë një projekt-propozim nga një firmë e huaj për të përmirësuar sistemin aktual të monitorimit të mbledhjes së TVSH-së, në vend. Pasi është njohur me propozimin, Ministria e Financave ka shprehur interesin e saj, duke kryer një studim fizibiliteti të detajuar dhe duke ripërcaktuar termat e referencës. Ky fakt u njoftua nga zëvendësministrja e Financave, znj.Irena Beqiraj, e cila njoftoi se, së shpejti, Ministria e Financave do të shpalli tenderin ndërkombëtar për një Partneritet-Publik-Privat në fushën e monitorimit të mbledhjes së TVSH-së.

Publikuar: 24/02/2016
Përditësuar: 29/02/2016
Foto: www.google.com
Keni pyetje? Na shkruani.