Ekonomia

29/02/2016

Moratoriumi dëmton ekonominë

Që prej 11 shkurtit 2016, me shpalljen në Fletoren Zyrtare të Moratoriumit, në Shqipëri bëhet e pamundur shfrytëzimi i pyjeve publike apo private për qëllime tregtimi, eksporti apo përpunimi. Një masë e tillë drastike, ndonëse e domosdoshme duke parë shkatërrimin masiv të fondit pyjor të Shqipërisë, do të ketë pasoja të pashmangshme afatshkurtër në ekonominë e vendit.

Kompaninë që operojnë në fushën e përpunimit të drurit tashmë duhet të sigurojnë lëndën e parë nëpërmjet importit, me një kosto ndjeshëm më të lartë se ajo që sigurohej në tregun vendas. Kompaninë që merren me shfrytëzimin dhe paketimin e drurit rrezikojnë të mbyllen, duke ndikuar në rritjen e papunësisë në vend. Eksportet shqiptare të drurit do të zerohen.

Në afatgjatë, efekti negativ i Moratoriumit mbi ekonominë pritet të balancohet nga efektet pozitive të rigjenerimit mjedisor, që do të ndikojë në parandalimin e përmbytjeve, shkarjeve të dheut dhe erozionit.

E vërtetë
Publikuar: 24/02/2016
Përditësuar: 29/02/2016
Foto:
Keni pyetje? Na shkruani.