Rendi

A është e vërtetë se numri i vrasjeve gjatë 2015-s është rritur?
Numri i vrasjeve në 2015-n pësoi rënie, krahasuar me dy vitet e mëparshme, referuar statistikave zyrtare
Duke iu referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme dhe INSTAT, në vitin 2015 numri i vrasjeve vazhdoi një trend 4-vjeçar në rënie, duke u konfirmuar si viti me më pak vrasje me dashje në 25 vitet e fundit.
Sipas këtyre të dhënave, në 2015-n u regjistruan vetëm 54 vrasje me dashje, nga 98 që ishin regjistruar një vit më parë dhe nga 107 të vitit 2013.
Në 25 vitet e fundit, vetëm pesë herë një vit është mbyllur me më pak se 100 vrasje, përkatësisht vitet 2006 kur u shënuan 87 vrasje me dashje, viti 2008 me 88 vrasje, viti 2009 me 82 vrasje, viti 2014 me 98 vrasje dhe viti 2015, me 54 vrasje.
Statistika ndërkombëtare që mat treguesin e vrasjeve për një shtet është ajo e 100 mijë vrasjeve për frymë. Duke përdorur këtë tregues, midis vendeve të rajonit, Shqipëria pozicionohet më mirë se Kosova (3.6 për 100 mijë), Mali i Zi (2,7) dhe me një shkallë më të lartë vrasjesh me dashje se Greqia (1,7), Maqedonia (1.4), Kroacia dhe Serbia (1.2). SHIH STATISTIKAT E BANKES BOTERORE