Ekonomia

10/06/2016

A është e vërtetë se taksa progresive ka dështuar?

Në një raport të qershorit, FMN bën të qartë që problem në Shqipëri mbetet mbledhja e taksave, e jo sistemi progresiv

Një numër portalesh kanë raportuar gjatë ditëve të fundit se taksa progresive e përdorur që prej vitit 2013.

I njëjti qëndrim është përforcuar edhe nga qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike, e cila thekson se zëvendësimi i taksës së sheshtë të përdorur deri në 2013-n, me taksën progresive, ka dëmtuar rëndë ekonominë shqiptare.

Megjithatë, një institucion i paanshëm, siç Fondi Monetar Ndërkombëtar, inkurajon vazhdimin e taksimit progresiv në Shqipëri, si një mënyrë për të “ndaluar trendin negativ të rënies së përqindjes së mbledhjes së taksave deri në 2014-n”.

Në faqen 31, të një publikimi analitik të publikuar në muajin qershor 2016, FMN thotë shprehimisht: “Pavarësisht rritjes së disa taksave, të ardhurat nga taksat mbeten përgjithësisht të pandryshuara që prej vitit 2009. FMN mbështeti programin e lançuar në vitin 2014, i cili ndihmoi për të ndaluar trendin negative të rënies së mbledhjes së taksave, kryesisht falë rritjes së kontributeve shoqërore dhe taksës mbi fitimin”.

Në të njëjtin dukument, në faqen 27, FMN shpjegon se: “Mesatarja e taksave në Shqipëri ësgtë më e lartë se në vendet e tjera të Ballkanit. Megjithatë, në krahasim me vendet fqinje, mbledhja e taksave është më e ulët”.

Raporti i FMN-së tregon një fakt të njohur edhe më parë, se problemi kryesor me taksat në Shqipëri qëndron tek aftësia shtetërore për t’i mbledhur ato dhe jo tek ndryshimi nga një taksë e sheshtë në një taksë progresive.

Publikuar: 10/06/2016
Përditësuar: 10/06/2016
Foto:
Keni pyetje? Na shkruani.