E vërteta është edhe më e vështirë për t’u pranuar, për sa kohë ajo qëndron e pashprehur. - Anna Frank

Kultura

29/02/2016

A theksohet në testamentin e piktorit Ibrahim Kodra dëshira e tij për t’u varrosur në Tiranë?

Ministria e Kulturës, vendosi që artisti Ibrahim Kodra të rivarroset në Tiranë, në përputhje me dëshirën e shprehur prej tij në testament. Ky fakt ngjalli kundërshti në mjedise të ndryshme kulturore dhe politike. Sipas tyre, artisti Kodra nuk ka shprehur asnjëherë dëshirën për t’u varrosur në Tiranë.

Në testamentin e artistit Ibrahim Kodra, nuk shprehet dëshira për t’u varrosur në qytetin e Tiranës. Por, sipas ekzekutuesit të testamentit, z. Fatos Faslliu dhe avokatit të tij, z. Fabio Granello, në fakt, artisti Kodra u ka shprehur verbalisht dëshirën për t’u varrosur “në një vend të bukur në Tiranë apo në Durrës”.

Publikuar: 24/02/2016
Përditësuar: 29/02/2016
Foto: http://www.kookita.com/
Keni pyetje? Na shkruani.