Ekonomia

28/06/2016

Bilanci Tregtar

A është e vërtetë se eksportet e Shqipërisë janë ulur?

Së fundmi, INSTAT publikoi raportin e tregtisë së jashtme të mallrave për muajin Maj. Sipas këtij raporti, deficiti tregtar i vendit është rritur me 48,6% krahasuar me muajin Maj të vitit 2015 dhe me 2,3% krahasuar me muajin Prill 2016. Rritja e deficitit, shpjegohet me rritjen e importeve dhe uljen e eksporteve.

Kështu, sipas INSTAT “në muajin Maj 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 21 miliardë lekë, duke u ulur me 14,8 % në krahasim me Maj 2015 dhe me 2,9 % në krahasim me Prill 2016. Importet e mallrave në muajin Maj 2016 arritën vlerën 51 miliardë lekë, duke u rritur me 14,2 % në krahasim me Maj 2015 dhe duke u ulur me 2,5 % në krahasim me Prill 2016”.

 

 

 

 

 

 

Rënia e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -21,5%, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,5%, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,3%. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +8,0%, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,2%, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,0%.

 

 

 

 

 

 

Nga ana tjetër, rritja e importeve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,8%, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,7%, “Tekstile dhe këpucë” me +3,5%”. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9%.

 

Publikuar: 28/06/2016
Përditësuar: 28/06/2016
Foto:
Keni pyetje? Na shkruani.