Ekonomia

Bujqësia, sektori me rritjen më të madhe gjatë 2015-s?
Ndryshe nga sa pretendon ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, sektori i bujqësisë gjatë vitit pati një impakt negativ në rritjen ekonomike të vendit
Të dhënat e tij mbështeten nga fakti se gjatë vitit të lënë pas, eksportet bujqësore arritën një nivel historik prej më shumë se 21 miliardë lekë të rinj (rreth 200 milionë dollarë), duke shënuar një rritje prej 25% krahasuar me vitin parardhës. Tabela e mëposhtme tregon të dhënat e INSTAT ndër vite, për eksportet shqiptare, treguar në lekë të rinj.
Megjithatë, pretendimi i zotit Panariti nuk mbështetet nga të dhënat zyrtare të INSTAT, të cilat tregojnë se aktiviteti bujqësor gjatë vitit të lënë pas pësoi rënie, pavarësisht rritjes rekord të eksporteve, që në vetvete përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të prodhimit bujqësor në vend. TE DHENAT ZYRTARE REFLEKTOHEN NE GRAFIKET E MEPOSHTEM
Ndonëse ministri i Bujqësisë ka kundërshtuar metodologjinë e përdorur nga INSTAT, si të papërshtatshme pasi lë jashtë bujqësisë sektorin e agropërpunimit që llogaritet në zërin e industrisë dhe përfshin në bujqësi sektorin e pyjeve, nën moratorium, Jafaktet ka analizuar të dhënat zyrtare sipas tremujorëve të caktuar të vitit 2015.
Në mungesë të një raporti përfundimtar për rritjen ekonomike gjatë vitit 2015, rritje e cila vlerësohet midis 2,7-2.8%, Jafaktet ka analizuar të dhënat e INSTAT për secilin prej katër tremujorëve të vitit të kaluar.
Mëposhtë, do të gjeni një tabelë që shpreh mesataren e tre 4-mujorve të 2015-s sipas sektorëve.
Tabelat e mëposhtme janë të ndara sipas sektorëve dhe shprehin rritjen ekonomike të sektori në tremujorin përkatës, të krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014.