Ekonomia

Investimet e Huaja Direkte
A është e vërtetë se Investimet e Huaja Direkte në Shqiperi kanë rënë?
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, Investimet e Huaja Direkte për vitin 2014 janë me të ulta se viti 2013, sipas grafikut më poshtë:
Nga të dhënat paraprake për vitin 2015, Investimet e Huaja Direkte për vitin 2015 janë rritur me 22 milionë euro, por qëndrojnë nën nivelin e vitit 2013 dhe vitit më të mirë 2009.
Tendenca në rritje i Investimeve të Huaja Direkte konfirmohet edhe nga rritja e numrit të bizneseve të huaja të regjistruara ne Shqipëri. Për vitin 2015, numri total i biznese të huaja ishte 1377 krahasuar me 1240 për vitin 2014 dhe 985 për vitin 2013. Gjithashtu, edhe numri i bizneseve të huaja me kapital 100% është rritur nga viti në vit si më poshtë:
Rritja e numrit të bizneseve të huaja është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të punësuarve në këto biznese nga 64.301 në vitin 2014 në 85,993 në vitin 2015.