Politika

Ligji i ri i pronave respekton të drejtat e njeriut dhe të ish-pronarëve
Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim ligjin e pronave duke e konsideruar si anti-kushtetues, por Gjykata e Strasburgut dhe Këshilli i Europës e konsiderojnë projektligjin në përputhje me të drejtat e njeriut
Një projektligj i shumëdebatuar SHIH PROJEKTLIGJIN, i hartuar nga eskpertët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjensisë së Trajtimit të Pronës synon t’i japë një zgjidhje përfundimtare një prej çështjeve më të komplikuara të 25 viteve të fundit, atë të pronës.
Kuvendi i Shqipërisë e miratoi këtë ligj në fund të dhjetorit, por ligji u kthye për rishqyrtim nga ana e Presidentit Nishani. Sipas kreut të shtetit, ligji ishte anti-kushtetues, pasi:
Skema e ofruar përmes këtij Ligji për zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur në lidhje me mosekzekutimin e vendimeve në lidhje me kompensimin e pronarëve që kanë një vendim përfundimtar administrativ apo gjyqësor bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive sic kërkohet nga GJEDNJ referuar vendimit pilot Manushaqe Puto dhe të tjerë k. Shqipërisë.
Megjithatë, pavarësisht argumentimit të Nishanit, Këshilli i Europës, është shprehur në mbështetje të projekligjit dhe jo në kundërshtim me të.
Në të fund të muajit mars, Christos Giakoumopoulos, drejtor për të drejtat e njeriut, në Drejtorinë e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit, pranë Këshillit të Europës, vizitoi Shqipërinë.
Kjo mbështetje konfirmohet edhe nga disa paragrafë në faqen 7-8, si dhe nënkutiza e faqes 7, e dokumentit të bashkëpunimit strategjik me Shqipërinë 2015-17, një dokument zyrtar i Këshillit të Europës, bashkangjitur në këtë link.
Faqja 5 dhe faqja 51 e progresraportit për Shqipërinë, thekson gjithashtu nevojën e zbatimit të një ligji për të drejtat e pronës, kthimit dhe kompensimit. Gjithashtu, kërkohet më shumë përpjekje për të zbatuar me sukses strategjinë e pronave 2012-2020.
Projektligji për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, faktikisht përcakton në nenin e tij numër 31, për herë të parë një kohëzgjatje për përfundimin e një procesi që nuk merr zgjidhje prej më shumë se 25 vitesh. SHIH NENIN NE FOTON E BASHKANGJITUR
Kalimi i shpejtë i një ligji për pronat bëhet edhe më i domosdoshëm, duke parë rifillimin e mundshëm të gjykimit të çështjeve të ngritura nga qytetarët kundër Shqipërisë, në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në total, në Strasburg janë 402 çështje kundër shtetit shqiptar, shumica e të cilave të lidhura me pronat. SHIH GRUPIN E ÇËSHTJEVE TË NGRITURA KUNDËR SHQIPËRISË NË REGJISTRIN ZYRTAR TË GJYKATËS SË STRASBURGUT
Në vitin 2014, Në çështjen Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, Gjykata e Strasburgut konstatoi një numër shkeljesh, por pezulloi çdo vendim kundër Shqipërisë, duke i dhënë qeverisë 18 muaj kohë për të ndrequr problemin e kompensimit të pronarëve, duke shmangur kështu dëmshpërblime të rënda për shtetin. Afati i pezullimit është në skadencë.
SHIH VENDIMIN FINAL TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR ÇËSHTJEN MANUSHAQE PUTO TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
Nëse ky ligj do t’i japë me të vërtetë zgjidhje problematikës së pronës në Shqipëri mbetet ende për t’u parë, por ajo që është e sigurt është se në këtë çështje, vetë Këshilli i Europës dhe Gjykata e Strasburgut nuk e mbështesin qëndrimin e Presidentit të Republikës.