Çdo njeri është gjithmonë në kërkim të së vërtetës, përndryshe nuk do të bënte gjithmonë shumë pyetje. - Anonim

Të tjera

20/06/2016

Matura 2016

A është e vërtetë se Testi i Matematikës për Maturën 2016 u publikua një ditë para provimit?

Një ditë para se të zhvillohej Testi i Matematikës për Maturën 2016, në rrjetet sociale u bë publike një tezë e cila mendohej se ishte Testi i vërtetë. Një akuzë të tillë e bëri publike edhe deputeti i Partisë Demokratike, z.Sali Berisha përmes Facebook-ut të tij. Jafaktet krahasoi dy testet, - ku secili kategorizohej si “Varianti A” - dhe arriti në konkluzionin se ndërmjet tyre nuk kishte përputhje në asnjë nga pyetjet.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Ministria e Arsimit e cila u shpreh se  “procesi i hartimit të tezës zhvillohet në masa të rrepta sigurie në ambiente ku hartuesit e saj janë të izoluar dhe nuk kanë mundësi komunikimi me ambientet e jashtme të godinës ku ata janë ngujuar”. Gjithashtu, Ministria e Arsimit sqaron se “tezat janë shoqëruar dhe ruhen në të gjithë vendin nga forcat e rendit dhe punonjës të përzgjedhur të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”.

 

Publikuar: 20/06/2016
Përditësuar: 20/06/2016
Foto:
Keni pyetje? Na shkruani.