Njeriun e shkencës nuk e bën zotërimi i njohurive, por hulumtimi kritik, këmbëngulës dhe i shqetësuar i së vërtetës. - Karl Popper

Të tjera

03/05/2016

Performanca në mbledhjen e borxheve të OSHEE-së

A janë rritur borxhet e pambledhura të OSHEE-së?

Enti Rregullator i Energjisë, së fundmi, publikoi raportin vjetor mbi gjendjen e Sektorit të Energjisë gjatë vitit 2015. Në faqen 80 të këtij raporti (fig. 46) pasqyrohet grafiku i gjendjes debitore të OSHEE ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Sipas këtij grafiku, vlera e debisë më 31 Dhjetor 2014 ka qenë 71,406.000.000 lekë, ndërsa më 31 Dhjetor 2015 është 68,803.000.000 lekë. Sipas këtyre shifrave, vlera e debisë është ulur me 2,603.000.000 lekë. 
 

Në të njëjtin grafik, vihet re një rritje e vlerës së debisë nga 31 Maj 2015 në 31 Dhjetor 2015. Kjo konsiderohet një rritje artificiale, e cila nuk është e lidhur me performancën e OSHEE, por me faktin se shuma e faturuar në muajin Dhjetor - i cili përkon me muajin e fundit të vitit - regjistrohet si debi dhe mblidhet në muajin e parë të vitit tjetër. 
 

Ulja e vlerës së debisë për vitin 2015, krahasuar me vitin 2014, shpjegohet edhe me rritjen e performancës së arkëtimeve dhe nivelit të humbjeve në rrjet. Sipas raportit të ERE (faqja 81), niveli i arkëtimeve për vitin 2015 është në masën 100.8% kundrejt energjisë elektrike të faturuar për vitin 2015. Në vitin 2014 niveli i arkëtimeve ka qenë 92.6% dhe në vitin 2013 ka qenë 82%. Ndërkohë, niveli i humbjeve për vitin 2015 është 31.34% krahasuar me 37.81% për vitin 2014 dhe 45.04% për vitin 2013.

Publikuar: 03/05/2016
Përditësuar: 03/05/2016
Foto: http://www.ere.gov.al/
Keni pyetje? Na shkruani.