Ekonomia

10/05/2016

Shqipëria, vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon në 2015-n

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria ka humbur primatin rajonal që në vitin 2010-n, ndërsa së bashku me Kosovën, vendi ynë pritet të rikthehet lider për rritjen ekonomike në vitin 2017

Gjatë krizës ekonomike të viteve 2008-09, Shqipëria dhe Polonia ishin dy vetmet e vendet europiane që nuk kaluan në recesion, ndërsa vendet më të prekura, si Letonia, humbën deri në 25% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto brenda një viti.

Kriza ekonomike globale goditi rëndë jo vetëm vendet europiane, por edhe vendet e Ballkanit, me një numër prej tyre që kaluan në recesion. Si rrjedhojë, për disa vite me radhë pas krizës, Shqipëria ka pasur ritmin më të lartë per tre vite me radhe dhe një prej ritmeve më të larta të rritjes ekonomike në rajon qe prej 2010-s.

Megjithate, duket se përsëritja vit pas viti e deklaratave për rritjen më të lartë, ka krijua një tendencë, për të ritheksuar përsëri se Shqipëria ishte vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon edhe gjatë 2015-s. Një deklaratë e tillë është bërë nga disa aktorë politikë në vend apo nga institucione të pavarura, si dhe figuron edhe në broshurat motivuese të shtetit shqiptar për investimet e huaja.

Jafaktet, përmes vlerësimeve zyrtare të Bankës Botërore dhe FMN-së, për rritjen ekonomike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në gjendje të provojë se në vitin e lënë pas, Shqipëria nuk ishte më një lider në rajon, përsa i përket rritjes ekonomike.

Një dokument i botuar nga FMN në maj 2016, faqja 55-56, tregon se vendi me rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor, për vitin 2015 ishte Mali i Zi, me një rritje 4,1% të PBB-së në krahasim me vitin paraardhës. Vendet që njohën një rritje mbi 3% gjatë 2015-s ishin Maqedonia me 3,7%, Kosova me 3,3%, ndjekur nga Bosnja me 2,8%, Shqipëria me 2,6%. Vendi me rritjen më të ulët ekonomike ishte Serbia me 0,7% (Greqia, e cila nuk përfshihet në këtë kategori vendesh ka pasur një rritje në 5 vitet e fundit prej -9.1 në 2011-n, -7.3 në 2012-n, -3.2 në 2013-n, 0.7 në 2014-n dhe -0.2 në 2015-n).

Shënim per tabelen me lart: Mesatarja e 5 vendeve të rajonit, për një vit të caktuar, pa Shqipërinë
Të dhënat:     Banka Botërore (SHIKO LINKUN)
                        FMN, raporti i maj 2016 për rritjen ekonomike të 2015-s (SHIKO LINKUN)
                        Banka Botërore, të dhënat për Kosovën (SHIKO LINKUN)


Nga të dhënat e pesë viteve të fundit, rezulton se rritja nuk ka qenë asnjëherë më e larta në absolut, por vendi ynë ka pasur një rritje ekonomike më të lartë se mesatarja e rajonit në 2011-n, 2012-n dhe 2014-n.

Gjithashtu, me përjashtim të Kosovës, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që gjatë pesë viteve të fundit nuk ka rënë asnjëherë në recesion. Serbia ka provuar rënie ekonomike në 2013 dhe 2015-n, Bosnja në 2012-n, Maqedonia dhe Mali i Zi në 2013-n.

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor + Greqinë (2005-2015 FMN + BB)
 

Vendi

2005

2006

2007

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2015

Shqiperi

5.7

5.4

5.9

7.5

3.4

3.7

2.6

1.4

1.1

2.2

2.6

Kosove

 

 

7.3

2.6

3.3

3.3

4.6

2.8

3.4

1.2

3.4

Serbi

9.0

4.9

5.9

5.4

-3.1

0.6

1.4

-1

2.6

-1.8

0.7

Maq.

4.7

5.1

6.5

5.5

-0.4

3.4

2.3

-0.5

2.7

3.8

3.7

Mali i Zi

4.4

8.6

10.7

6.9

-5.7

2.5

3.2

-2.7

3.5

1.8

4.1

Bosnja

6.1

5.4

5.7

5.5

-2.9

0.8

0.9

-0.9

2.4

1.1

2.8

Greqi

5.1

5.7

3.3

-0.3

-4.3

-5.5

-9.1

-7.3

-3.2

0.7

-0.2

Të dhënat për rritjen ekonomike për vendet e rajonit, plus Greqinë, në periudhën 2005-2015 tregojnë se Shqipëria ka qenë lider rajonal për rritjen ekonomike në tre vite radhazi, në 2008-n, 2009-n dhe 2010-n, ndërsa sipas parashikimit të FMN-së, do të rikthehet të jetë lider së bashku me Kosovën në 2017-n. Gjithashtu, me përjashtim të Kosovës, vërehet fakti se Shqipëria është vendi i vetëm që në 11 vitet e fundit, nuk ka përjetuar asnjëherë recesion. Në fakt, Shqipëria nuk njeh recesion prej pothuajse 20 vitesh, që prej vitit 1997.

Përsa i përket liderave rajonalë për rritjen ekonomike, midis viteve 2005-2015, Shqipëria dhe Mali i Zi “kryesojnë renditjen”, duke regjistruar tre herë rritjen më të madhe brenda një viti, pasuar nga Kosova dhe Maqedonia me dy vite më të mirë se konkurrenca, e Serbia me një.

Përsa i përket më të “këqijve të klasës”, Greqia ka qenë në shtatë vite vendi me rritjen më të ulët ekonomike, Mali i Zi e Serbia me dy vite të tjerë secili.

Grafiku i mëposhtëm merr në krahasim rritjen ekonomike të Shqipërisë, me atë të katër fqinjëve tanë direktë, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Greqia.

 

Publikuar: 10/05/2016
Përditësuar: 10/05/2016
Foto: politichicks.com
Keni pyetje? Na shkruani.