Ekonomia

A është e vërtetë se çmimi i energjisë në vend është ulur?
Të dhënat e EUROSTAT rendisin Shqipërinë në vendin e parë në Europë përsa i përket uljes së çmimit mesatar të energjisë elektrike në Europë
A është ulur apo është rritur çmimi i energjisë në vend? Kjo pyetje është shndërruar në një prej debateve më të fortë politikë në vend. Nga ana e saj, qeveria argumenton se reforma e kryer në sektorin e energjisë dhe unifikimi i fashës së çmimit për kilovat të shpenzuar ka sjellë një reduktim të kostos së energjisë në vend.
Të dhënat e EUROSTAT për çmimin e energjisë elektrike në vitin 2015, tregojnë se në rang europian, çmimet njohën një rritje mesatare prej 2,4%. Rekordi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është shënuar në Letoni, me 26,8% rritje, ndjekur nga Belgjika me 15,1%.
Përsa i përket Shqipërisë, që së fundmi përfshihet së bashku me bllokun e vendeve të tjera kandidate për anëtarësim në statistikat zyrtare të “EUROSTAT”, në 2015-n vendi ynë është shteti europian që ka njohur uljen më të madhe të çmimit të energjisë elektrike, me 29,6% krahasuar me një vit më parë. Pas Shqipërisë, vendet me uljen më të madhe janë Qipro me 22% dhe Lituania me 5,8%.
Shqipëria, gjithashtu është një prej shteteve europiane që ka përqindjen më të ulët të taksës mbi energjinë, pasi vetëm 17% e çmimit të paguar nga konsumatorët shkon në arkat e shtetit si tatim. Në Europë, rekordin për taksa mbi energjinë e mban Danimarka, ku taksat arrijnë sa 69% e çmimit të paguar.
Përsa i përket çmimit në vetveve, Kosova dhe Serbia janë të vetmet vendet europiane që kanë një çmim më të ulët për kilovat se sa vendi ynë, ndërsa përsa i përket taksave që shteti mban nga shteti i energjisë, vetëm tre shtete europiane i kanë më të ulta se 17% i Shqipërisë, Moldavia (0%), Britania e Madhe dhe Malta me 5%.
5 Vendet Europiane me çmimin më të lartë të Energjisë në Europë për 100 kilovat të konsumuara (çmimet në euro, të dhënat EUROSTAT)
Vendet |
Çmimi për 100 kv në euro |
1.Danimarkë |
30.4 |
2. Gjermani |
29.5 |
3. Irlandë |
24.5 |
4. Itali |
24.3 |
5. Belgjikë |
23.5 |
5 Vendet Europiane me çmimin më të ulët të Energjisë në Europë për 100 kilovat të konsumuara (çmimet në euro, të dhënat EUROSTAT)
Vendet |
Çmimi për 100 kv në euro |
1. Kosovë |
6.1 |
2. Serbi |
6.5 |
3. Shqipëri |
8.2 |
4. Bosnje |
8.3 |
5. Maqedoni |
8.4 |
5 Vendet Europiane me ndryshimin më të madh të çmimit për energjinë elektrike gjatë vitit 2015
Vendet |
Ndryshimi në përqindje gjatë 2015-s |
1. Shqipëri |
Ulje 29,6% |
2. Letoni |
Rritje 26,8% |
3. Qipro |
Ulje 22% |
4. Belgjikë |
Rritje 15,1% |
5. Serbi |
Rritje 9,8% |
TABELA E PLOTE E EUROSTAT