03/06/2016

1. Cili është qëllimi kryesor i strategjisë?

Qëllimi kryesor është “Ofrimi i zgjidhjeve të gatshme, të arritshme, të përballueshme dhe cilësore për strehim për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë një shtëpi në treg të hapur dhe, në veçanti, për familjet me tregues të pozitave të pa favorizuara që çojnë në përjashtim nga strehimi.”

2. Cilat janë pikat kryesore të Strategjisë së Strehimit Social 2016-2025

-Zhvillimi i kapaciteteve të 61 njësive vendore për sigurimin e njohurive rreth kërkesës dhe ofertës për strehim social në mënyrë periodike;

-Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për rritjen e qasjes në strehim të 50% të familjeve në pozita të pa favorizuara ;

-Bashkërendimi i përpjekjeve midis institucioneve në nivel qendror dhe vendor për përmirësimin e procesit të shpërndarjes së strehimit në 61 njësitë vendore;

-Sigurimi i marrëveshjeve te Partneritetit Publik-Privat (PPP) për përmirësimin e alternativave te strehimit social dhe rritjen e numrit te familjeve për fituese me 20%;

-Zgjerimi i alternativave të strehimit përmes programeve të orientuara për familjet me të ardhura të ulëta e të mesme dhe kryesisht ato të pa favorizuara me 30%.

3. Cilat janë objektivat e strategjisë?

Objektivat e strategjisë së Strehimit Social 2016-2025 janë kategorizuar sipas katër drejtimeve strategjike, të cilat përfshijnë (1) sigurimin e evidencës rreth strehimit social dhe kapaciteteve vendore; (2) përmirësimin e kuadrit ligjor, institucional, dhe rregullator; (3) fuqizimin e instrumenteve financiare për grupet në pozita të pa favorizuara; dhe (4) zgjerimin dhe riorientimin e programeve të strehimit social.

4. Cila është struktura e Strategjisë së Strehimit Social 2015-2025?

Struktura e Strategjisë përfshin pesë kapituj të cilat janë:

-Në Kapitullin I ‘’Kushtet Aktuale’’, paraqiten situata aktuale ashtu edhe sfidat për çdo fushë.

-Në Kapitullin II ‘’Vizioni, politikat dhe prioritetet strategjike’’, jep një kontekst më të gjerë duke ndërthurur çështjen e strehimit social me aspekte të tjera, me të cilat është i lidhur ngushtësisht, siç janë përfshirja sociale dhe ekonomike. Qëllimi i saj është të përmirësojë kushtet e jetesës së familjeve shqiptare me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë një banesë në tregun e lirë në veçanti familjet me pozita të pa favorizuara që vuajnë nga përjashtimi social përmes ofrimit të alternativave të strehimit të gatshme, të arritshme, të përballueshme dhe të përshtatshme.

-Në Kapitulli III ‘’Objektivat  strategjike dhe rezultatet’’, paraqet  objektivat dhe rezultatet e pritshme të strategjisë.

-Kapitulli IV ‘’Burimet financiare, alokimi i buxheteve dhe menaxhimi i riskut’’ paraqet buxhetin e nevojshëm të ndarë në burimet e financimit për periudhën 2016-2025, në përputhje me projektbuxhetin afatmesësm 2015-2018 si dhe kostimet e bëra në planin e veprimit. Në këtë kapitull parashikohen mekanizmat institucionalë për monitorimin dhe mënyrën e zbatimit të strategjisë. Gjithashtu në Tab 5.3 përcaktohen treguesit e monitorimit të rezultateve, ku paraqitet baseline 2013-2015. Në strategji është theksuar nevoja për ngritjen e një sistemi elektronik informacioni për grumbullimin e të dhënave dhe monitorimin e tyre.

-Së fundmi plani i veprimit bashkëlidhur strategjisë është plotësuar me objektivat specifikë, me kostimin për çdo masë/aktivitet, projekt dhe programet e donatorëve.

Keni pyetje? Na shkruani.