E vërteta është edhe më e vështirë për t’u pranuar, për sa kohë ajo qëndron e pashprehur. - Anna Frank
26/05/2016

Cila janë dokumentet zyrtarë të cilat përcaktojnë strategjinë e Qeverisë në kuadër të Mirëqeverisjes Inovative?

-Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2015 - 2020, e cila ka në fokus mënyrën e ofrimit të shërbimeve në Shqipëri përmes qasjes me në qendër qytetarin.

-Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike (SNRAP) 2015 - 2020, e cila përbën kuadrin e përgjithshëm për modernizimin dhe transformimin e institucioneve dhe praktikave të administratës publike në vend, me vizionin e “sigurimit të shërbimeve me cilësi të lartë për qytetarët dhe bizneset në mënyrë transparente, efektive dhe efikase, nëpërmjet përdorimit të teknologjive moderne dhe shërbimeve inovative, në përputhje me kërkesat e integrimit evropian, nëpërmjet nëpunësve civilë të paanshëm, profesionalë dhe të përgjegjshëm, pjesë e strukturave efiçente”.

-Strategjia Ndërsektoriale “Axhenda për Shqipërinë Dixhitale” (SNASHD) 2015 - 2020

-Në planin ndërkombëtar, vizioni i Qeverisë mbështetet në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që u miratuan më 25 shtator 2015 nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në objektivin 16 për “Nxitjen e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, ofrimin e mundësisë për drejtësi për të gjithë dhe ngritjen e institucioneve të efektshme, llogaridhënëse në të gjitha nivelet”.

 

Cilat janë objektivat kryesore të strategjisë për ofrimin e shërbimeve publike inovative me në qendër Qytetarin?

-Ri-inxhinierimin e proceseve të dhënies së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset duke përfshirë dhe reformën në fushën ligjore, TIK dhe atë institucionale;

-Ndarjen funksionale dhe integrimin e shërbimeve publike  në sportel dhe zhvillimin e kanaleve të ofrimit të tyre;

-Dixhitalizimin e arkivave dhe regjistrave, ndërveprimin mes sistemeve TIK dhe shërbimet online;

-Marrjen e opinionit të qytetarëve dhe monitorimin e performancës së administratës shtetërore në dhënien e shërbimeve.

 

Çfarë synohet të arrihet përmes kësaj strategjie?

-Reduktimin e kohës dhe barrës administrative për qytetarët dhe bizneset;

-Përmirësimin e aksesit në shërbime dhe të cilësisë së ofrimit të tyre;

-Shtimin e numrit të qytetarëve të kënaqur me shërbimet publike;

-Uljen e korrupsionit, rritjen e efiçencës, transparencës dhe llogaridhënies në lëvrimin e shërbimeve.

 

Cilat janë pritshmëritë dhe rezultatet e pritura nga kjo strategji?

-Kalimi në shërbime 100% elektronike;

-Sigurimi i aksesit te shërbimet për qytetarët kudo e në çdo kohë;

-Krijimi i një panorame 360 gradë të përfituesve;

-Arritja e një indeksi të lartë të kënaqësisë së qytetarëve;

-Klasifikimi i Shqipërisë ndër 20 vendet e para evropiane në Indeksin e Shërbimeve Online (OSI) sipas Raportit të Kombeve të Bashkuara mbi qeverisjen elektronike.

 

Cilat janë ndërhyrjet kryesore që parashikohet të realizohen në vitet e para?

Keni pyetje? Na shkruani.