
Historia e dështimit të parkut industrial Lezhë, parkut që “do të transformonte Shqipërinë në një “superfuqi” të vogël rajonale”
Në vitin 2009, qeveria e atëhershme shpalli procedurat per krijimin e një parku industrial në Qarkun e Lezhës. Problemet me pronësinë dhe mungesa e interesit të investitorëve bëri që gjatë 7 vjet më pas, në 18 maj 2016, përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, plani për ndërtimin e këtij parku të anullohej përfundimisht. Jafaktet sjell në mënyrë kronologjike, gjithë historikun e këtij projekti të dështuar.
Çfarë është parku industrial i Lezhës?
Parku industrial i Lezhës ishte një projekt i qeverisë shqiptare, i nisur që në vitin 2009, i cili synonte që në një zonë në afërsi të qytetit të krijohej një kompleks industrial, i cili do të ishte i përqendruar në prodhime konfeksionesh, prodhime kërpucësh, ndërtim, prodhime agro-ushqimore, përpunim alumini, përpunim druri, transport, tregti, shërbime të ndryshme, etj.
Cila është baza ligjore për krijimin e parqeve energjitike në Shqipëri?
Në vitin 2007, qeveria e atëhershme aprovoi një ligj, ligjin Nr. 9789, datë 19.07.2007 “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZONAVE TË TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK” NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 54/2015 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9789, DATË 19.7.2007, “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZONAVE TË TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK”. Ky ligj ka shërbyer si udhërrëfyes për krijimin e parqeve energjitike, teknologjike apo industriale në Republikën e Shqipërisë.
Sipas përcaktimeve të këtij ligji, në pikën e parë të nenit të dytë, “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik (zona)” është një territor i ndarë, sipërfaqe e përcaktuar trualli apo ndërtesash dhe pasurish të tjera të paluajtshme, e zhvilluar në përputhje me një plan të përgjithshëm dhe e pajisur me infrastrukturën e nevojshme për prodhim, zhvillim industrial, tregti dhe ofrimin e shërbimeve, që vlerësohet pjesë e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, e ndarë nga ky territor, në aspektin e regjimit fiskal dhe doganor dhe që rregullohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, aktet e tjera ligjore dhe aktet nënligjore në zbatim të tij”.
Cila është baza ligjore për krijimin e parkut industrial të Lezhës?
Dy vjet pas miratimit të ligjit nr. 9789, qeveria e atëhershme në pushtet aprovoi, përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, me nr. 81 të datës 27 janar 2009, vendimin për “shpalljen e zonës ekonomike në Lezhë dhe përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien e statusit të zhvilluesit të kësaj zone”. Në përcaktimet e këtij vendimi, faqja 904 e Fletores Zyrtare të bashkangjitur, përcaktohet se zona ekonomike do të jepet me koncension, për një afat prej 35 vitesh. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, si dhe Bashkia e Lezhës duhet do të ishin ato që do të koordinonin procedurat për zbatimin e këtij vendimi.
Çfarë ndodhi më pas me këtë park industrial në Lezhë?
Për qeverinë e atëhershme, parku industrial Lezhë, bashkuar me një park energjitik në të njëjtën zonë, do të shndërronin Qarkun e Lezhës në një nyje nevralgjike të zhvillimit ekonomik të vendit. Ndërsa për parkun industrial, procedurat e tenderimit nuk nisën asnjëherë, në datën 14 maj 2009, kryeministri Berisha përuroi fillimin e punimeve për parkun energjitik të Lezhës. Sipas kryeministrit Berisha, ky projekt do të ndihmonte vendin tonë të shndërrohej në një superfuqi të vogël energjitike e industriale. Në fjalimin e mbajtur me rastin e fillimit të punimeve, kryeministri do të deklaronte: “Me gurin e themelit që hedhim këtu, hedhim gurin e themelit për t’u shndërruar në një superfuqi të vogël energjitike në rajon”.
Ky park energjitik do të kompletohej edhe nëpërmjet ndërtimit të një parku eolitik, për të përfituar energji përmes turbinave me erë. Deri në vitin 2016, as parku energjitik, as ai eolitik dhe as ai industrial nuk janë ndërtuar në Lezhë.
Përse projekti për parkun industrial nuk u konkretizua asnjëherë?
Problemi kryesor i parkut industrial, siç u pasqyrua që në atë kohë nga një prezantim i Bashkisë Lezhë, ishin të drejtat e paqarta apo të dyshimta të pronësisë, në një hapësirë prej mbi 50 hektarë ku ky park duhet të ngrihej.
Një tjetër problem që kërkonte zgjidhje përpara se të niste ndërtimi i parkut ishte disponueshmëria dhe cilësia e dobët e infrastrukturës, si rrugët, lidhjet hekurudhore, uji, energjia elektrike, kanalizimet e ujrave të zeza e të bardha, rrjeti i gazit, etj.
Cili ishte qëndrimi i qeverisë apo partive politike në vitet pas shpalljes së projektit të parkut industrial?
Deri në vitin 2015, parku industrial i Lezhës është përdorur nga parti të ndryshme politike vazhdimisht në momentet e fushatave zgjedhore.
Në prill 2011, përpara zgjedhjeve lokale, në një takim elektoral në Lezhë, kryeministri Berisha deklaroi: “Në këtë park do të thithen investime të mëdha, në të cilat do të punësohen jo vetëm lezhjanët, por edhe qytetarët nga krahina të tjera të vendit”.
Në maj 2013, kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun Lezhë, Monika Kryemadhi, gjatë një fjalimi elektoral premtoi: “Brenda dy viteve do ta bëjmë realitet parkun industrial, duke thyer çdo barrierë dhe pengesë në mënyrë që çdo i ri dhe e re në Lezhë të ketë mundësi të punësohet këtu”.
Disa ditë përpara zgjedhjeve lokale 2015, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj, iu rikthye sërish parkut industrial, duke theksuar: “Nuk kam premtuar se do i realizoja në harkun kohor të katër viteve, sepse nuk mund të ketë kryetar bashkie në botë që të realizojë një park industrial në harkun e tri viteve. Unë jam i bindur që parku industrial i duhet qytetit. I duhet çdo qyteti, sepse eksperienca tregon se edhe në vende të tjera të Europës së zhvilluar. I duhet një park industrial, së pari për të grumbulluar të gjitha ato industri në një vend dhe të mos mbillen pranë autostradave, siç kanë mbirë në Shqipëri, por në përgjithësi edhe në vendet e Lindjes. Së dyti, për të ndikuar edhe në ngritjen e cilësisë së investimeve, të aktiviteteve, bizneseve, në edukimin e bizneseve”.
Kur u bë i njohur plani për anullimin e projektit të parkut industrial të Lezhës?
Në prill 2016, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, për herë të parë la të kuptohej se projekti për parkun industrial të Lezhës mund të anullohej. Gjatë një prezantimi, ministri Ahmetaj vuri në dukje faktin se Shqipëria ka patur 9 zona ekonomike, të konsideruara prej tij “të gjitha të dështuara”.
Për Ahmetajn, problemet kryesore me zonat e lira ekonomike të miratuara më parë lidhen me:
Mos respektimin e kontratave
Mungesën e incentivave për zhvilluesit dhe përdoruesit e zones
Pronësia e tokës dhe mungesa e infrastrukturës
Fushata promovuese jo-efektive
Njëkohësisht, Ahmetaj tha se me qëllim rivitalizmin e zonave ekonomik dhe ofrimin e tyre për investitorët si një instrument tejet i rëndësishëm për tërheqjen e tyre, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nisi një bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillim (CID) pranë Universitetit të Harvardit, me qëllim:
Rivitaliziminin e Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA)
Identifikimi i zonave me më potencial për zhvillim në fazën e parë
Koordinimin me qeverisjen lokale / institucionet e lidhura për adresimin e problematikave të identifikuara në zona
Afrimi i investitorëve potencialë
Kur erdhi vendimi për anullimin e ndërtimit të këtij parku energjitik?
Në 18 maj 2016, Këshilli i Ministrave mori një vendim për “REVOKIMIN E VENDIMIT NR.81, DATË 27.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS EKONOMIKE NË LEZHË DHE PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN E STATUSIT TË ZHVILLUESIT TË KËSAJ ZONE”.
Çfarë procedurash duhet të ndiqen aktualisht për krijimin e zonave të lira ekonomike?
Ligji i miratuar në vitin 2007, i lartpërmendur vazhdon të jetë ende në fuqi. Megjithatë, kuadri ligjor është plotësuar edhe me dy vendime të reja të Këshillit të Ministrave, si:

Pyetje:10 vjet nga shpallja e parkut industrial të Koplikut, lexoni historikun e tij
Pergjigje:

Pyetje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025
Pergjigje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025 është një dokument politik i rëndësishëm, që i ka munguar këto vite politikave sociale të vendit. Ai është konceptuar në bazë të parimeve orientuese sipas të cilave duhet të ketë një paketë të përgjithshme të strehimit që të jetë e gatshme, e arritshme, e përballueshme financiarisht dhe përshtatshme.

Pyetje:Ofrimi i shërbimeve publike inovative me qendër Qytetarin. Strategjia e Qeverisë dhe roli i Teknologjisë së Informacionit.
Pergjigje:Mirëqeverisjes inovative është deklaruar nga qeveria aktuale si një nga gjashtë prioritetet kryesore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Zgjidhjet inovative dhe të teknologjisë së informacionit konsiderohen si elemente me rol kritik në këtë proces.