E vërteta gjendet gjithmonë në thjeshtësinë e gjërave dhe jo në ngatërrimin e tyre. - Isaac Newton
29/02/2016

Sa muxhahedinë janëaktualisht në Shqipëri?

Sipas të dhënave të Bashkimit Europian, të përmbledhura në progresraportin e Nëntorit 2015, faqja 62 e këtij dokumenti zyrtar,235 muxhahedinë të rinj mbërritën gjatë 2015-s në vend, duke e çuar në total 479 numrin e muxhahedinëve në Shqipëri.

Sa muxhahedinë do të mbërrijnë në Shqipëri?

Shifra e 2 mijëmuxhahedinëve iranianë, që do të strehohen nga një kamp në Irak në Shqipëri duket se është e saktë. Për momentin, marrëveshja zyrtare nuk është publikuar për mediat nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo Qeveria Shqiptare. Megjithatë, burime të konsideruara të sigurta brenda Departamentit të Shtetit dhe media të mëdha amerikane si FOX News, kanë publikuar këtë shifër. Ajo nuk është kundërshtuar nga autoritetet amerikane apo ato shqiptare.

Përse u zgjodh Shqipëria për të strehuar muxhahedinët?

Shqipëria ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sistemimin e muxhahedinëve që kundërshtojnë qeverinë aktuale në Iran që në vitin 2012. Atë kohë, autoritetet shqiptare i ofruan SHBA-ve që të sistemonin 210 muxhahedinë, ofertë për të cilën Uashingtoni falënderoi zyrtarisht Shqipërinë për gatishmërinë e saj.

SHIH ARTIKULLIN WASHINGTON TIMES, 18 MARS 2013.

Autoritetet shqiptare kanë pasur tradicionalisht një qëndrim mikpritës në lidhje me azilantët, si në vitin 2006, kur u strehuan 5 azilantëujgurë nga Guantanamo.

SHIH ARTIKULLIN FINANCIAL TIMES

A ishte në fokusin e vizitës së 14 shkurtit, të Sekretarit JohnKerry në Tiranë, çështja muxhahedinëve?

Marrëveshja për pritjen e 2 mijë muxhahedinëve, nga një kamp refugjatës në Iran duket se është dakordësuar shumë më përpara midis dy shteteve. Në vizitën e tij në Tiranë, Sekretari Kerry nuk e trajtoi këtë çështje. As Kryeministri Rama, në deklaratën e tij publike nuk i kushtoi asnjë referencë kësaj çështje.

Keni pyetje? Na shkruani.