A janë dëmshpërblyer banorët e Shkodrës për përmbytjet e 2009-10-s?
Dëmet e Dhjetorit 2009 e Janarit 2010 janë dëmshpërblyer plotësisht. Përmbytjet e 2011-s janë dëmshpërblyer në masën 17%.
Qarqet u Shkodrës dhe Lezhës u goditën nga dy valë përmbytjesh në Dhjetor 2009 e Janar 2010, si dhe në Nëntor-Dhjetor 2010. Sa është dëmi i verifikuar nga shteti në këto përmbytje?
Dëmi total i verifikuar nga shteti për përmbytjet e muajit Dhjetor 2009-Janar 2010, në qarqet Shkodër dhe Lezhë është: 792 683 355 lekë.
Dëmi total i verifikuar nga shteti për përmbytjet e muajit Nëntor dhe Dhjetor 2010 është: 3 209 744 272 lekë, nga të cilat.
A janë dëmshpërblyer banorët për dëmet e Dhjetorit 2009 e Janarit 2010?
6537 familjet e kualifikuara për dëmshpërblim janë likuiduar plotësisht. Për dëmet në objekte, me VKM nr.191, datë 17.03.2010, u akordua një fond financiar prej 512 612 791 lekë, ku përfituan 4360 familje. Për dëmet e shkaktuara në kultura bujqësore, me VKM Nr.466, datë 2.6.2010 u akordua një fond financiar prej 280 070 564 lekë, ku përfituan 2177 familje.
A janë dëmshpërblyer banorët e dëmtuar nga përmbytjet e Nëntor-Dhjetorit 2010-s?
Për dëmet në objekte, vlera prej 2 097 440 930 lekë nuk është miratuar (shih faqja 14, raporti i Avokatit të Popullit)
Për dëmet në kultura bujqësore, vlera prej 1 112 303 342 e cila është miratuar me VKM Nr. 842, datë 6.12.2011, është likuiduar në masën 50%.
Në total, është dëmshpërblyer vetëm 17% e dëmit të vlerësuar.
Sa persona presin të përfitojnë dëmshpërblim?
A aktualisht mbeten për t’u dëmshpërblyer:
5942 familje të cilëve shteti u detyrohet 100 % të vlerës së dëmeve në ndërtim
7563 familje të cilëve shteti u detyrohej ende 50% të vlerës së dëmeve në bujqësi.
Kur do të likuidohet tërësisht dëmshpërblimi për banorët e dëmtuar nga përmbytjet e Nëntor-Dhjetorit 2010?
Nuk ka ende një datë të saktë. Dëmshpërblimet për banorët e Shkodrës, aktualisht janë objekt i VKM nr. 482, datë 5.6.2015 “Për fillimin e procedurave për kalimin dhe shuarjen me kompensim të detyrimeve, ndërmjet KESH, sh.a.-së, OSHEE, sh.a.-së dhe disa banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës, të përcaktuar në vendimin nr.842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarkun Shkodër”.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Pyetje:10 vjet nga shpallja e parkut industrial të Koplikut, lexoni historikun e tij
Pergjigje:
Pyetje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025
Pergjigje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025 është një dokument politik i rëndësishëm, që i ka munguar këto vite politikave sociale të vendit. Ai është konceptuar në bazë të parimeve orientuese sipas të cilave duhet të ketë një paketë të përgjithshme të strehimit që të jetë e gatshme, e arritshme, e përballueshme financiarisht dhe përshtatshme.
Pyetje:Ofrimi i shërbimeve publike inovative me qendër Qytetarin. Strategjia e Qeverisë dhe roli i Teknologjisë së Informacionit.
Pergjigje:Mirëqeverisjes inovative është deklaruar nga qeveria aktuale si një nga gjashtë prioritetet kryesore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Zgjidhjet inovative dhe të teknologjisë së informacionit konsiderohen si elemente me rol kritik në këtë proces.




Njerëzit besojnë me dëshirë atë që ata dëshirojnë të jetë e vërtetë.
- Çezari
Ne thellesi