Moratoriumi, a ishte vërtet i nevojshëm?
Nëse këto ritme të shfrytëzimit abuziv të pyjeve do të vazhdonin, brenda dy dekadave të ardhshme Shqipëria do të rrezikonte që të ishte tërësisht e zhveshur, në të gjithë territorin e saj.
Moratoriumi i Pyjeve hyri në fuqi me publikimin e tij në fletoren zyrtare, më datën 11 shkurt. Moratoriumi ndalon shfrytëzimin e lëndës drusore, në fondin pyjor publik ose privat, për qëllime tregtimi, eksporti apo përpunimi. Ndalimi vlen edhe për qymyrin e drurit.
A ishte e nevojshme një masë e tillë drastike?
Në periudhën 1990-2013 janë prerë mesatarisht 100 pemë, për çdo pemë të mbjellë. Vetëm në gjashtë vitet 2007-13 u prenë dhe u dogjën 216 074 hektarë pyje ose sa 17% e totalit të fondit pyjor të Republikës së Shqipërisë. Me mijëra hektarë u prenë edhe në parqet natyrore apo zonat e mbrojtura me ligj. Nëse këto ritme të shfrytëzimit abuziv të pyjeve do të vazhdonin, brenda dy dekadave të ardhshme Shqipëria do të rrezikonte që të ishte tërësisht e zhveshur, në të gjithë territorin e saj.
Përse priten pemë edhe pas vendosjes së moratoriumit?
Moratoriumi lejon ende shfrytëzimin e lëndës drusore për plotësimin e nevojave të banorëve për dru zjarri dhe rigjenerimin, shëndetësimin e pyjeve dhe pastrimin e mbetjeve drusore.
Sa licensa për shfrytëzim pyjesh janë dhënë në 10 vitet e fundit?
Në periudhën 2005-2013, rezultojnë të jenë dhënë rreth 2 600 licensa, ndërsa në vitet 2013-2015, 24 licensa për shfrytëzim pyjesh. Të gjitha licensat ende aktive u bënë të pavlefshme me hyrjen në fuqi të moratoriumit.
Çfarë do të ndodhë me kontratat që janë lidhur më parë?
Deri në 11 shkurt ishin aktive 10 kontrata afatgjata (10-vjeçare) të shfrytëzimit të pyjeve, të përfaqësuar nga 13 subjekte juridike. Të gjitha kontratat u shfuqizuan automatikisht me publikimin e moratoriumit në Fletoren Zyrtare.
Cili do të jetë impakti i Moratoriumit në ekonomi?
Impakti i menjëhershëm në ekonominë shqiptare do të jetë negativ, pasi do të zerohet eksporti i lëndëve drusore. Rigjenerimi i pyjeve dhe kullotave pritet të japë një impakt pozitiv afatgjatë, nëpërmjet reduktimit të kostove që qytetarët paguajnë sot si pasojë e përmbytjeve, shkarjes së dherave dhe erozionit.
Cili është ndëshkimi për ata që shkelin moratoriumin?
Kuadri ligjor shoqërues për moratoriumin është ende i paplotësuar. Aktualisht, prerja abuzive e pyjeve përbën një kundravajtje administrative, e ndëshkueshme me gjobë deri në 5 milionë lekë. Paketa e krimeve mjedisore është depozituar në Parlament dhe pritet të shqyrtohet së shpejti. Në rast miratimi, shkelja e moratoriumit të përbëjë një vepër penale, e ndëshkueshme përveç gjobës edhe me heqje lirie.
Si mund të kontrollohet në mënyrë efektive territori, me pyjet që në shumë raste ndodhen në zona rurale e vështirësisht të aksesueshme të vendit?
Reforma territoriale dhe decentralizimi bëjnë përgjegjëse për mbrojtjen e pyjeve njësi administrative që tani kanë mundësi shumë më të mëdha për të kontrolluar territorin, se sa komunat e mëparshme. Filozofia e mbrojtjes së pyjeve nuk bazohet mbi vendosjen e një roje në çdo pyll të Shqipërisë, por në pamundësimin e shfrytëzimit të fondit pyjor, duke ndaluar tregtimin, eksportin apo përpunimin e lëndës drusore brenda vendit.
Pyetje:10 vjet nga shpallja e parkut industrial të Koplikut, lexoni historikun e tij
Pergjigje:
Pyetje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025
Pergjigje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025 është një dokument politik i rëndësishëm, që i ka munguar këto vite politikave sociale të vendit. Ai është konceptuar në bazë të parimeve orientuese sipas të cilave duhet të ketë një paketë të përgjithshme të strehimit që të jetë e gatshme, e arritshme, e përballueshme financiarisht dhe përshtatshme.
Pyetje:Ofrimi i shërbimeve publike inovative me qendër Qytetarin. Strategjia e Qeverisë dhe roli i Teknologjisë së Informacionit.
Pergjigje:Mirëqeverisjes inovative është deklaruar nga qeveria aktuale si një nga gjashtë prioritetet kryesore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Zgjidhjet inovative dhe të teknologjisë së informacionit konsiderohen si elemente me rol kritik në këtë proces.




Përsëriteni një gënjeshtër njëqind, një mijë, një milion herë dhe ajo do të kthehet në një të vërtetë.
- Joseph Goebbels
Ne thellesi