
Pallatet tek diga e Liqenit Artificial, historia e konfliktit midis ndërtuesit dhe Bashkisë së Tiranës
Në vitin 2014, Bashkia e Tiranës aprovoi një leje zhvillimore për kompaninë “Gener 2”, për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në pjesën fundore të digës së Liqenit Artificial në Tiranë, pranë kopshtit zoologjik.
Në janar 2015, INUK bllokoi ndërtimet, duke argumentuar me parregullsi në lejen e dhënë (shih më poshtë detajet). Megjithatë, punimet vazhduan. Erjon Veliaj, i cili fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në vitin 2015, kishte në platformën e tij elektorale premtimin për të bllokuar këtë vendim.
Si rrjedhjojë, Bashkia iu drejtua gjykatës, e cila pasi shqyrtoi çështjen, i dha të drejtë kompanisë ndërtuese, duke e vlerësuar lejen e ndërtimit në përputhje me ligjet në fuqi.
Megjithatë, ndërtimi vazhdon të jetë i bllokuar, pasi bashkia dërgoi çështjen në Gjykatën e Apelit. Jafaktet, duke mos dashur të japë një gjykim për një çështje ende në shqyrtim nga gjykata, ka analizuar historikun e kësaj leje dhe ballafaqimit midis “Gener 2” dhe Bashkisë së Tiranës, në mënyrë kronologjike, pa dashur të bëhet avokat i asnjërës palë.
Kur fitoi kompania “Gener 2” lejen për ndërtimin e kompleksit të pallateve pranë Digës së Tiranës?
Kompanisë “Gener 2” iu dha e drejta për të ndërtuar në pronën e disa familjeve tiranase në gusht 2014. Në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, që administron Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr. 9967/7 datë 01.08.2014, është botuar më datë 25.09.2014. Vendimi bazohet në nenin 53, pika 2 të ligjit Nr. 10119, datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”, i ndyshuar. Kjo është data e hyrjes në fuqi e aktit.
Sa pallate do të ketë kompleksi i pallateve tek Diga nëse projekti do të zbatohej?
Në bazë të projektit në fuqi, do të ndërtohen pesë ndërtesa, me lartësi nga 3-17 kate. NË KËTË LINK MUND TË SHIHNI PROJEKTIN
Deri sa kate mund të ndërtohen në zonën e pallateve të Liqenit Artificial?
Në vitin 2012, Bashkia e Tiranës miratoi një plan të ri rregullues. Në bazë të këtij plani, në zonën e Digës së Liqenit mund të ndërtohen maksimalisht deri në nëntë kate.
Përse u bllokuan punimet për ndërtimin e pallateve tek Diga?
Në 14 janar 2015 IKMT ndërpeu punimet për ndërtimin e pallateve te liqeni. “Vendimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, datë 01.08.2014 ‘Për Miratimin e Lejes Zhvillimore të Ndërtimit’ ‘Për Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kate parkimi nëntokë, në rrugën ‘Kristo Luarasi’, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë ‘Gener 2′, konsiderohet nul dhe i pavlefshëm për shkak se:
- Vendimi është botuar në regjistër jo i plotë dhe i pashoqëruar me hartën dhe kondicionet dhe për rrjedhojë nuk ka hyrë ende në fuqi;
- Vendimi është bazuar në akte që nuk kanë marrë ende fuqi juridike;
- Vendimi është bazuar në Vendimin, datë 23.09.2014 të KKDM-së
- Vendimi është marrë pas datës 22.08.2014, kur KKT pezulloi dhënien e lejeve të zhvillimit nga kryetarët e komunave dhe bashkive deri në konstituimin e njësive të reja vendore.
Çfarë ka ndodhur më pas me këtë çështje?
Në maj dhe në qershor 2015, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Apelit Administrativ i dhanë të drejtë IKMT-së, duke lënë në fuqi vendimin për pezullimin e ndërtimeve.
SHIH GJITHASHTU VENDIMIN E GJYKATES
Përse kjo çështje është rikthyer përsëri në rend të ditës, një vit pas pezullimit të ndërtimeve?
Bashkia e Tiranës ka kërkuar që pas vendimit për pezullimin e lejes së ndërtimit, Gjykata të shprehet përfundimisht për anullimin përfundimtar të lejes së ndërtimit.
Cili është qëndrimi i Bashkisë së Tiranës, teksa pritet ku vendim i ri për këtë çështje?
Në 11 maj 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës ftoi qytetarët që të mblidheshin për protestë përpara Gjykatës, duke parashtruar edhe një herë argumentat se përse ky kompleks pallatesh nuk duhet të ndërtohet. Zoti Veliaj gjithashtu kërkoi ndërrimin e trupit gjykues, pasi sipas tij, ky trup gjykues kishte një konflikt interesi me kompaninë “Gener 2”.
A është e vërtetë se një anëtar i trupit gjykues kishte konfilkt interesi me kompaninë “Gener 2”?
Një ekstrakt i QKR-së ka vërtetuar se një prej gjyqtareve të çështjes, zonja Enkelejda Metalia-Softa ka lidhur të afërta me një prej aksionerëve të kompanisë “Gener 2”. Ekstrakti vërteton se ekziston me të vërtetë një konflikt i pastër interesi. Pas protestës së Bashkisë së Tiranës të mbështetur edhe nga qytetarët, u komunikua se është shtyrë gjykimi për pallatin 17-katësh te diga e Liqenit. Mësohet se seanca e radhës do të jetë më 13 maj, derisa të shqyrtohet përjashtimi i trupit gjykues. Gjithashtu u bë me dije se nga çështja ka hequr dorë edhe gjyqtarja Alkelina Gazidede.
Cila palë ka të drejtë në këtë çështje?
Këtë do ta vendosë gjykata, në seancën që është parashikuar të zhvillohet në 13 maj. Jafaktet, në respekt të vendimit të pritshëm të gjykatës, është përqendruar vetëm në analizimin kronologjik të kësaj çështje.

Pyetje:10 vjet nga shpallja e parkut industrial të Koplikut, lexoni historikun e tij
Pergjigje:

Pyetje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025
Pergjigje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025 është një dokument politik i rëndësishëm, që i ka munguar këto vite politikave sociale të vendit. Ai është konceptuar në bazë të parimeve orientuese sipas të cilave duhet të ketë një paketë të përgjithshme të strehimit që të jetë e gatshme, e arritshme, e përballueshme financiarisht dhe përshtatshme.

Pyetje:Ofrimi i shërbimeve publike inovative me qendër Qytetarin. Strategjia e Qeverisë dhe roli i Teknologjisë së Informacionit.
Pergjigje:Mirëqeverisjes inovative është deklaruar nga qeveria aktuale si një nga gjashtë prioritetet kryesore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Zgjidhjet inovative dhe të teknologjisë së informacionit konsiderohen si elemente me rol kritik në këtë proces.