Cila është firma që ka privatizuar INSIG-un
Në 23 mars 2016, me një vendim të Këshillit të Ministrave, shoqëria shtetërore e sigurimeve “INSIG” u bë pronë e kompanisë “Eurosig”, fituese e një tenderi publik. Jafaktet zbulon të gjithë faktet pas këtij privatizimi.
Cilat ka qenë procedura e ndjekur për shitjen e INSIG-ut?
Në datën 1 shkurt 2016, Agjensia e Prokurimit Publik hapi zyrtarisht procedurat për shitjen 100% të aksioneve të “INSIG”, të zotëruara nga shteti. Hapja e procedurave u informua në buletinin numër 4 të Agjensisë së Prokurimit Publik, të datës 1 shkurt.
SHIH FAQET 323-324 TË DOKUMENTIT TË BASHKANGJITUR.
Cili ishte çmimi i përcaktuar nga shteti?
Për shitjen e 100% të aksioneve të “INSIG” u përcaktua vlera fillestare e 15,305,000 milionë euro, e konvertuar në Lekë sipas kursit të këmbimit të datës së publikimit të “Ftesës për Ofertë”, e datës 25.01.2016.
Cila ishte vlera reale e INSIG?
Pasi kompania ka njohur një rënie të vazhdueshme të përqindjes së tregut të zotëruar në Shqipëri, por edhe Kosovë e Maqedoni, INSIG u vlerësua në 2015-n nga ekspertët e fushës në 7 milionë euro.
Cilat ishin kriteret e vlerësimit të përcaktuar nga autoritetet?
Kriteret bazë të vlerësimit të ofertave u përcaktuan: 80 pikë çmimi më i lartë i ofruar; 10 pikë plani i biznesit dhe cilësia teknike e propozimit; si dhe 10 pikë cilësia e Investitorit (merr pikët maksimale kandidati i cili ka eksperiencë në tregun e sigurimeve dhe shtrirje rajonale/ ndërkombëtare).
SHIH BULETININ E APP-SË, FAQJA 270, E BULETINIT NR 5, 8 SHKURT 2016
Cilat ishin ofertat e paraqitura për privatizimin e INSIG-ut?
Për blerjen e INSIG u paraqitën katër oferta, nga të cilat tre kompani ose bashkim shoqërish shqiptare dhe një “joint-venture”, me kapital të huaj dhe shqiptar.
Ofertat e paraqitura ishin:
EUROSIG – 2,222,122,000 Lekë (rreth 15,9 milionë euro)
RECOVERED EARTH TECHNOLOGIES & DURAKU SHPK – 2,152,800,000 Lekë
BALFIN SHPK – 1,656,000,000 Lekë
KASTRATI DHE ALBSIG – 1,525,473,000
Kush rezultoi fitues?
Duke vlerësuar tre kriteret e vendosura për shpalljen e fituesit, oferta më e lartë, ajo e “EUROSIG” u vlerësua si oferta më e mirë. Vendimi u bë publik në VKM-në numër 43, të datës 23 mars 2016. Pika 1, e kësaj VKM përcakton:
Miratimin e procedurës së tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve prej 100 për qind, të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a.
Përse privatizimi i INSIG u trajtua në mënyrë të thjeshtuar dhe jo sipas ligjit në fuqi për investimet strategjike?
INSIG sh.a. nuk gëzonte më statusin e ndërmarrjes së sektorit strategjik, sipas parashikimeve në ligjin nr.10166, datë 15.10.2009, “Për disa ndryshime në ligjin nr.8306, datë 14.3.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, të ndryshuar. Pas këtyre ndryshimeve, personi juridik INSIG, sh.a., në të cilin shteti gëzonte 100% të të drejtave si aksionar, nuk mund të trajtohej si privatizim strategjik për procesin e privatizimit, duke iu nënshtruar një procedure të thjeshtuar shitje.
Përse privatizimi i INSIG vjen vetëm në 2016-n, kur nëpërmjet një ligji, statusi i tij juridik u ndryshua që në 2009-n, duke thjeshtuar procedurat e privatizimit?
Sipas te dhënave të publikuara në mediat shqiptare, në vitin 2003, dy institucione ndërkombëtare BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe IFC (Korporata Ndërkombëtare Financiare) u bënë partnerët e rinj të kompanisë shtetërore të sigurimeve, INSIG-ut, duke blerë 39% të aksioneve për rreth 10 milionë euro.
Vlera totale e kompanisë në atë kohë u llogarit në rreth 25 milionë euro, ndërsa pjesa e tregut, të operatorit të parë të sigurimeve në Shqipëri kishte zbritur nën 20%, pas liberalizimit dhe hyrjes së shoqërive të reja private.
Në vitin 2008, kompania amerikane Reserve Life Insurance, fitoi tenderin për shitjen e INSIG, duke ofruar 52.8 milionë dollarë. Shoqëria u tërhoq pas fillimit të krizës globale financiare. INSIG kishte në atë kohë 15% të tregut të sigurimeve.
Që prej vitit 2008, nuk ka pasur më procedura të tjera për shitjen e kompanisë, deri në hapjen e tenderit të suksesshëm në fillim të këtij viti.
Ndryshimi në vlerë përcaktohet nga fakti që nëse në 2010-n, INSIG ishte lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe zotëronte 25% të tregut në Kosovë, në 2016-n ai gëzon vetëm 6% të tregut shqiptar dhe vetëm 3-4% të tregut kosovar.
Pyetje:10 vjet nga shpallja e parkut industrial të Koplikut, lexoni historikun e tij
Pergjigje:
Pyetje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025
Pergjigje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025 është një dokument politik i rëndësishëm, që i ka munguar këto vite politikave sociale të vendit. Ai është konceptuar në bazë të parimeve orientuese sipas të cilave duhet të ketë një paketë të përgjithshme të strehimit që të jetë e gatshme, e arritshme, e përballueshme financiarisht dhe përshtatshme.
Pyetje:Ofrimi i shërbimeve publike inovative me qendër Qytetarin. Strategjia e Qeverisë dhe roli i Teknologjisë së Informacionit.
Pergjigje:Mirëqeverisjes inovative është deklaruar nga qeveria aktuale si një nga gjashtë prioritetet kryesore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Zgjidhjet inovative dhe të teknologjisë së informacionit konsiderohen si elemente me rol kritik në këtë proces.




Tre janë gjërat që nuk mund të fshihen gjatë: dielli, hëna dhe e vërteta.
- Buda
Ne thellesi