
Si po dëmshpërblehen pronarët në zonën ku do ndërtohet Bulevardi i Ri.
Çfarë po ndodh me projektin e zgjatimit të Bulevardit dhe me familjet që preken nga ky projekt? Cila është vlera e dëmshpërblimeve dhe cila është përgjegjësia e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë?
Ku bazohet vendimi për shpronësimin e banorëve të zonës ku do të ndërtohet segmenti i ri i Bulevardit në Tiranë?
Vendimi bazohet në VKM-në Nr. 752, datë 05/09/2013, botuar në fletoren zyrtare Nr. 148, Dt. 09/09/2013, ku është vendosur që të kryhet shpronësimi për interes publik, i pronarëve dhe poseduesve të pasurive të pajuatshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit: “Bulevardi Verior dhe Rehabilitimi i Lumit të Tiranës – Faza 1”.
Sa familje do të shpronësohen në total?
Pronat qe preken nga ky projekt janë:
204 objekte banimi, me vlere totale 844,853,879 Leke, nga te cilat:
39 objekte me certifikate pronesie
185 objekte informale te cilat jane ne faze legalizimi
114,996 m2 Siperfaqe Trualli
76,354 m2 Prone Shtet (66.4%)
38,642 m2 truall privat, (33.6%) me vlere totale 912,622,642 Leke dhe me çmim mesatar 23,620 Leke/m2
Cila është vlera e dëmshpërblimit për familjet e shpronësuara?
Vlera totale e përllogaritur për shpronësim në total është: 1,757,476,521 Lekë.
Për banesat me cerfikatë pronësie dhe objektet informale të cilat janë në fazë legalizimi, 39 me certifikatë dhe 185 në procedurë, përkatësisht, dëmshpërblimi për truall bëhet me një çmim mesatar prej 23 620 metër katror. Konkretisht, dëmshpërblimi bëhet sipas dy zonave katastrale, përkatësisht 261 37 lekë (rreth 185 euro) për metër katror ose 232 17 lekë (rreth 165 euro për m2).
Si është vepruar me kategoritë e banorëve në proces legalizimi dhe pa legalizime deri tani?
VKM-ja e lartpërmendur i ka përfshirë në procedurë shpronësimi edhe ato objekte që deklarojnë dhe vërtetojnë se janë në proces legalizimi.
Ne piken 4, te VKM 752, dt. 05.09.2013, citohet: Për objektet informale, pagesat për shpronësim nga Bashkia e Tiranës përfundojnë kur poseduesi i objektit/shtesës pa leje i nënshkruan Bashkisë së Tiranës deklaratën, sipas aneksit A të këtij vendimi.
Nuk ka asnjë parashikim për pronarët e banesave informale, jo në proces legalizimi. Pra, VKM parashikon vetëm një formular aprovimi në një nga anekset e saj, që pronarët duhet të nënshkruajnë përpara shkatërrimit të pronës së tyre. Ky aneks nuk parashikon dëmshpërblime apo kompensim për këtë kategori dhe as ndonjë mekanizëm ligjor për atë që ndodh në rast të refuzimit të firmës.
Përse protestojnë banorët dhe çfarë kërkojnë ata?
Banorët e objekteve që do të preken protestojnë për të kërkuar një vlerë më të lartë kompensimi për truallin ose objektin që do të prishet. Pronarët e shtëpive ilegale jo në proces legalizimi protestojnë pasi në bazë të vendimit në fuqi rrezikojnë të humbasin pronën pa asnjë dëmshpërblim. Një numër familjesh, që figuron në listën bashkangjitur, proteston sepse ndonëse i është aprovuar kompensimi nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Cila është përgjegjësia e Bashkisë së Tiranës në procesin e shpronësimit?
Bazuar në pikën 2 dhe 3 të VKM-së nr. 752 të vitit 2013, poseduesit e pasurive të paluajtshme duhet të kompensohen me vlerë të plotë dhe vlera e shpronesimeve duhet të mbulohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
Cila është përgjegjësia e Bashkisë së Tiranës në përcaktimin e vlerës së truallit të shpronësuar?
Asnjë. Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë përgjegjësi në përcaktimin e vlerës për metër katror terren të shpronësuar në zonën ku do të ndërtohet segmenti i ri i Bulevardit. Vlera është përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë kopetencë juridike për ndryshimin e këtij akti.
Si ka vepruar Bashkia e Tiranës në rastin e shpronësimit të banorëve të Unazës së Re, pranë Kristalit, ku po ndërtohet aktualisht një segment i Unazës së Madhe të qytetit?
Bashkia e Tiranës nuk është përgjegjëse për shpronësimet apo punimet në zbatim në këtë pjesë të qytetit. Shpronësimet në këtë zonë janë kryer nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pyetje:10 vjet nga shpallja e parkut industrial të Koplikut, lexoni historikun e tij
Pergjigje:

Pyetje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025
Pergjigje:Strategjia e Strehimit Social 2016-2025 është një dokument politik i rëndësishëm, që i ka munguar këto vite politikave sociale të vendit. Ai është konceptuar në bazë të parimeve orientuese sipas të cilave duhet të ketë një paketë të përgjithshme të strehimit që të jetë e gatshme, e arritshme, e përballueshme financiarisht dhe përshtatshme.

Pyetje:Ofrimi i shërbimeve publike inovative me qendër Qytetarin. Strategjia e Qeverisë dhe roli i Teknologjisë së Informacionit.
Pergjigje:Mirëqeverisjes inovative është deklaruar nga qeveria aktuale si një nga gjashtë prioritetet kryesore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Zgjidhjet inovative dhe të teknologjisë së informacionit konsiderohen si elemente me rol kritik në këtë proces.